Komunikimi në biznes – Procesi dhe produkti

Komunikimi në biznes – Procesi dhe produkti

Kategoria: Libra universitar

ISBN: 9789928082220

Cmimi: 2125

Numri i faqeve: 725

Pershkrimi:

Mediaprint në bashkëpunim me pedagogët Ervin Demo dhe Petrit Dollani kanë sjellë në shqip botimin “Komunikimi në Biznes: Procesi dhe produkti”.

Është një ngjarje e bukur që ky tekst universitar i cilësuar si teksti mësimor më i mirë në SHBA dhe në botë, në fushën e komunikimit në biznes, vjen në gjuhën shqipe dhe me të do të studiojnë studentët tanë jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjitha trevat shqipfolëse.

Ky libër i dy autoreve të mirënjohura, Mary Ellen Guffey dhe Dana Loewy, synon t’ju përgatisë për karrierën tuaj profesionale në vendet e sotme të punës. Teksti është hartuar kryesisht për studentë të nivelit Bachelor, por shumë prej ushtrimeve dhe rasteve studimore mund të gjejnë përdorim edhe në nivelin e Masterit Profesional apo në kurse trajnimi për komunikimin në biznes. Referencat e shumta bibliografike në këtë libër mund të ndihmojnë studentët e Masterit Shkencor gjatë kërkimit të literaturës për këtë fushë.

 

Dr. Mary Ellen Guffey ka dhënë mësim në lëndën e komunikimit në biznes dhe anglishtes në biznes për më shumë se 35 vjet. Ajo ka marrë gradën Bachelor me vlerësimin më të lartë (summa cum laude) nga universiteti shtetëror “Bowling Green”, gradën Master nga Universiteti i Illinois-it dhe doktoratën në biznes dhe edukim biznesi nga Universiteti i California-s, Los Angeles (UCLA). Ajo ka dhënë mësim në Universitetin e Illinois-it, Kolegjin e Santa Monica-s dhe Kolegjin e Los Angeles Pierce. E konsideruar tashmë si autore lidere e komunikimit në biznes,dr. Guffey mban korrespondencë me pedagogë në të gjithë botën, të cilët përdorin librat e saj.

 

Dr. Dana Loewy ka dhënë mësim në lëndën e komunikimit në biznes në Universitetin Shtetëror të California-s, Fullerton, që nga viti 1996. Ajo njeh me kënaqësi studentët me shkrimin në biznes dhe ndihmon të diplomuarit të perfeksionojnë aftësitë e tyre

në komunikimin menaxherial. Dr. Loewy ka marrë gradën “Master” nga Universiteti i Bonit, Gjermani dhe ka mbrojtur doktoraturën nga Universiteti Southern California.

 

Përkthyesit e këtij libri, Ervin Demo dhe Petrit Dollani, janë bashkautorët e kurrikulës së parë mësimore të lëndës Komunikimi në biznes, të vendosur për herë të parë në programin e studimit Bachelor për sudentët e degëve Administrim biznesi dhe Financë, në vitin akademik 2006-2007, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Prof. Asoc. Dr. Ervin Demo është diplomuar për Administrim Biznesi nga Universiteti Westminster dhe ka kryer masterin për Menaxhim dhe Marketing nga Universiteti Kingston në Mbretërinë e Bashkuar. Z. Demo ka kryer gjithashtu studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës mbi matjen e performancës në arsimin e lartë. Që prej vitit 2004 është pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai është gjithashtu bashkautor i botimeve të ndryshme në Shqipëri dhe koordinator i projekteve në fushën e arsimit të lartë. Në periudhën 2012-2016 ka qenë zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

 Dr. Petrit Dollani është diplomuar në Shkollën Ekonomike të Varshavës (Warsaw School of Economics), Poloni, dega Financë dhe bankë. Ka punuar në filialin e korporatës PSA Peugeot Citroen në Varshavë. Që prej vitit 2004 është pedagog në Departamentin e Menaxhimit të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Interesat e tij shkencore përfshijnë komunikimin në biznes, menaxhimin, administrimin publik etj. Është autor dhe bashkautor i disa artikujve dhe referimeve shkencore, brenda dhe jashtë vendit.