Gjeografia Fizike e Shqipërisë

Gjeografia Fizike e Shqipërisë

Kategoria: Libra universitar

Lloji: Libër

ISBN: 978-9928-08-415-6

Cmimi: 1600

Numri i faqeve: 580

Pershkrimi:

Para tridhjetë vitesh, Qendra e Studimeve Gjeografike botoi veprën shkencore "Gjeografia fizike e Shqipërisë", rezultat i punës shumë vjeçare të disa studiuesve. Tani ka dalë nevoja e interpretimit dhe e përgjithësimit gjeografik të studimeve të reja gjeografike e të afërta. Prof. Dr. Perikli Qiriazi, në veprën e tij shkencore prej 580 faqesh, i mbështetur në këto studime dhe në konceptet e reja gjeografike, analizon bazat fizike, morfodinamike e bioklimatike të territorit tonë dhe, për herë të parë, trajton: trashëgiminë natyrore, ekosistemet karstike, degradimin e shkretirëzimin e peizazheve, pasojat e ngrohjes globale të klimës e të krizës së ujit në vendin tonë etj.  

Elementet e sipërpërmendura e bëjnë këtë vepër bazë të domosdoshme për formimin e studentëve të gjeografisë dhe historisë. Studiuesit e tjerë të natyrës sonë (gjeologë, klimatologë, hidrologë, pedologë, biologë, ekologë, ambientalistë etj); operatorët turistikë; planifikuesit dhe menaxhuesit e resurseve natyrore; vendimmarrësit e punonjësit e pushtetit; mësuesit e gjeografisë e historisë; media dhe të interesuarit për njohjen e tipareve fiziko-gjeografike të vendit tonë, në këtë vepër, do të gjejnë informacionin, konceptimet dhe interpretimet më të reja shkencore mbi këto veçori.

Autor: Prof. Dr. Perikli Qirjazi