Ekonomia 12
Kategoria: Libra Shkollor
Lloji: Libër
Lenda: Ekonomi
Klasa: Klasa 12
ISBN: 978-9928-08-347-0
Cmimi: 655
Numri i faqeve: 302
Pershkrimi:
Ekonomia 12
Për klasën e dymbëdhjetë, gjimnaz
Ekonomia e tregut është një sistem në të cilin këmbimi dhe lëvizja e mallrave dhe shërbimeve orientohen nga veprimi i kërkesës dhe ofertës, nëpërmjet të cilave përcaktohet çmimi në tregje.
Garantimi i konkurrencës reale e transparente ndërmjet aktorëve të tregut bëhet me anën e një sistemi ligjor e institucional, i ndërtuar në funksion të natyrës dhe logjikës së funksionimit të tregjeve.
Ekonomia e tregut nënkupton ekzistencën e parave, pronës private, aktorëve ekonomikë, transparencën e tregjeve, iniciativën e lirë, sigurinë dhe shtetin ligjor.
Një ekonomi tregu e pastër dhe ideale, në të cilën konkurrenca është në nivelet 100% të kërkesave të saj, është e vështirë të realizohet.
Raportet ndërmjet shtetit dhe tregut, lirisë ekonomike dhe monopoleve, ekonomisë formale dhe joformale etj., vazhdojnë të përcaktojnë dallimet në politikat ekonomike dhe debatet socio-ekonomike dhe ideologjike.