Description: http://mediaprint.al/uploads/files/e-books-2.jpg

 

Leximi dixhital

 

Librat e Mediaprint së shpejti në format dixhital

 

Duke pasur parasysh tendencat e kohës, shtëpia botuese Mediaprint ka nisur projektin ambicioz të dixhitalizimit të librave. Së shpejti, lexuesit do të mund t'i kenë librat tanë jo vetëm në formë të printuar por edhe në iPad, Amazon Kindle, Sony Reader dhe Nook. Pajisjet e leximit dixhital po përhapen gjithnjë e më shumë si një modë e re e leximit duke shfrytëzuar edhe mundësitë e pafundme që ofron interneti dhe aplikimet elektronike. Ju do të keni mundësinë që jo vetëm të lexoni, por edhe të kërkoni për fjalë apo fjali të caktuara, të gjeni lehtësisht kapitullin që ju intereson si dhe të mbani shënime mbi libër pa e cënuar atë.

 

Mediaprint bëhet kështu jo vetëm shtëpia botuese e parë në Shqipëri që dixhitalizon librat e saj, por rradhitet ndër shtëpitë e pakta botuese në botë të cilat kanë filluar tashmë bashkëpunimin me gjigandët si Apple, Amazon, Sony apo Barnes and Noble.