Vajza që donte të shpëtonte librat

Vajza që donte të shpëtonte librat

Kategoria: Libra për fëmijë

Lloji: Libër

ISBN: 978-9928-08-436-1

Cmimi: 750

Numri i faqeve: 60

Pershkrimi:

Vajza që donte të shpëtonte librat

 

Ana i adhuronte librat. Ajo lexonte gjatë gjithë ditës. Ajo lexonte sapo zgjohej nga gjumi, lexonte në mbrëmje para se të shkonte në shtrat për të fjetur. Ana lexonte edhe në shtrat. Kur mami ose babi hynin në dhomën e saj, ajo bënte sikur flinte. Por nuk flinte. Lexonte poshtë jorganit. Në libra ajo gjente qindra miq të rinj, por edhe ndonjë armik. Epo kjo dihet, se kështu e ka jeta.

A e dini ju se çfarë ndodh me librat që askush nuk i merr në bibliotekë?

As Ana nuk e dinte. Por, kur e zbuloi, nuk kishte kthim pas. 

Ajo nisi një aksion shpëtimi.

 

Një rrëfim magjik për librat dhe personazhet që jetojnë në to, por edhe për këdo që i do shumë dhe nuk ndahet dot prej tyre.

Klaus Hugerup ka lindur në vitin 1946 dhe është një prej shkrimtarëve më të famshëm norvegjezë të letërsisë për fëmijë. Ai është edhe dramaturg, aktor dhe regjisor.

Lisa Aisato është norvegjeze dhe ka lindur në vitin 1981. Ajo është ilustruese dhe autore e njohur e librave për fëmijë. Krijimet e saj janë publikuar anembanë botës.