USHTRIME TË ZGJIDHURA Fizika, gjimnaz
Kategoria: Libra Shkollor
Lloji: Libër
Lenda: Fizikë
Klasa: MATURA SHTETËRORE
ISBN: 978-9928-08-382-1
Cmimi: 700
Numri i faqeve: 224
Pershkrimi:
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Fizika, gjimnaz
Përgatitu për maturën shtetërore
Autore: Aida Rëmbeci, Prof. Dr. Margarita Ifti
Botimi përmban: ushtrime të zgjidhura; informacion mbi njohuritë bazë për fizikën; teste model për provimin e maturës
Teksti është përpiluar me synimin që t’i ndihmojë gjimnazistët të përvetësojnë sa më mirë fizikën e klasës 12-të dhe më pas të mbërrijnë në rezultate sa më të larta në provimin e maturës. Ai është ndarë në 8 pjesë kryesore të fizikës: kinematika, dinamika, puna dhe energjia, fizika termike, elektriciteti, magnetizmi, lëkundjet e valët dhe fizika kuantike e radioaktiviteti.
Teksti në tërësinë e tij ngjall dëshirën për t’u marrë me fizikë, një nga shkencat më të vjetra dhe të formuluara në mënyrë të plotë, që mbetet edhe sot në qendrën e përpjekjeve të njerëzimit për të kuptuar botën.