Shtypshkronja Mediaprint, teknologji moderne

 

Me një eksperiencë të gjatë në fushën e shtypit offset, Mediaprint tashmë ka arritur standartet më të larta. Kjo shtypshkronjë, një nga më të mirënjohurat në treg, realizon me cilësi tepër të lartë shtypin jo vetëm të librave por dhe të çdo lloji të shtypit komercial si broshura, katalogë, fletëpalosje, postera, kalendarë, dosje, etj. Teknologjia e përdorur na mundëson realizimin e shtypit në tirazhe të larta, me cilësi dhe në kohë rekord. Së fundmi Mediaprint ka kryer e para dhe e vetmja në Shqipëri investimin gjigand në fushën e shtypit rotativ. Kjo makineri rit ndjeshëm kapacitetin e shtypit.

 

Mediaprint përbëhet nga 6 sektorë: dizajni grafik | parapërgatitja | shtypi offset | shtypi rotativ | shtypi reliev | libërlidhja.