Mediaprint | Shtëpi botuese dhe shtypshkronjë

Kompania “Mediaprint Sh.p.k” e ka nisur aktivitetin e saj me botimin e librave shkollorë fillimisht me linjën e botimeve të teksteve shkollore të biologjisë dhe gjuhës angleze për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, për të vazhduar më tej me linja të tjera të teksteve shkollore, si: abetarja, gjuha shqipe, matematika, fizika, kimia, edukata shoqërore, libra të shkencave sociale si sociologjia apo psikologjia etj.

 
Shtëpia botuese “Mediaprint” është bërë pjesë e ndryshimeve që kanë pësuar politikat arsimore të edukimit që nga viti 2006 dhe në vijim në procesin e botimit të teksteve shkollore. Synimi për të realizuar tekste sa më cilësore jo vetëm në përmbajtje por edhe në formë e ka rritur kompaninë tonë duke e çuar drejt zbatimit të standardeve bashkëkohore. Partneriteti mes shtëpisë botuese dhe autorëve ka bërë që më tepër se 50 autorë tekstesh dhe rreth 130 bashkepunëtorë të realizojnë botimin e dhjetra teksteve shkollore dhe fletore pune në ndihmë të nxënësit.

 

Me ndryshimin e kurrikulës së arsimit parauniversitar Mediaprint ka partneritet me Shtëpitë Botuese Oxford, Cambridge dhe Pearson në përkthimin e teksteve shkollore në matematikë, biologji dhe kimi.

 

Po kështu mediaprint ka krijuar platformën e saj digjitale për tekstet shkollore http://mediaprint.al/libridigjital.

 

Profesorë, mësues/e, metodistë, redaktorë shkencorë, recensentë, redaktorë gjuhësorë e teknikë, korrektorë, piktorë, fotografë, grafistë janë një grupim i madh që punojnë për realizimin e këtyre teksteve.


Shtëpia botuese “Mediaprint” nëpërmjet kontakteve të saj me shkollat, duke vlerësuar bashkëpunimin me mësuesit, përgatit për ta materiale ndihmëse si plane mësimore apo libra mësuesi, si dhe mjete didaktike në ndihmë të procesit mësimor.

 

Shtëpia botuese Mediaprint ka krijuar redaksinë e librit për fëmijë me botime didaktike për fëmijët e moshës 3 deri në 10 vjeç, kolanën e edukimit financiar për moshat nga 6 deri në 18 vjeç, si dhe libra artistikë për fëmijë në parneritet me shtëpi botuese prestigjioze angleze, si: Raintree, Capstone, Oxford dhe shtëpinë botuese franceze
IMAV.
Ritmit të botimeve të redaksisë i përgjigjet me shumë cilësi e bashkëkohësi në teknologji, shtypshkronja “Mediaprint” e cila disponon makineri të parapërgatitjes, shtypit, libërlidhjes dhe paketimit që sigurojnë proces botimi kualitativ dhe i përgjigjet në kohë të gjitha afateve të përcaktuara. Bashkëkohësia në teknologjinë e botimeve pasqyrohet më së miri në cilësinë e tyre. Jo vetëm tekstet shkollore por edhe të gjitha botimet e tjera që realizohen në shtypshkronjën tonë garantojnë cilësi të lartë botimi nga një staf teknik inxhinierësh e operatorësh të kualifikuar dhe të specializuar.

 

Së fundmi, “Mediaprint” disponon një makineri rotative për shtypin komercial. Kjo teknologji është një risi në fushën e shtypit ofset, duke tetëfishuar kapacitetet. Investimi gjigand i këtij projekti e vendos “Mediaprintin” në majat e liderëve në fushën e botimeve dhe shtypshkrimeve. Shtypshkronja “Mediaprint” ofron për klientët e saj realizimin e të gjitha llojeve të botimeve si revista, buletine, libra, katalogë etj.

 

Një proces mjaft i rëndësishëm i kompanisë “Mediaprint” është realizimi i procesit të shpërndarjes së librit shkollor. Ndër sipërmarrjet publike të saj është edhe përgjegjësia që ka për ta çuar librin shkollor pranë nxënësit jo vetëm në cilësi të lartë por edhe në kohën e duhur. Një rrjet i organizuar distribuimi i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, librarë të specializuar për shitjen e librit shkollor, në 35 rrethe, me 32 pika shitjeje vetëm në Tiranë me 15 pika shitjeje të shpërndara në bazë komunash në qarkun e Tiranës, janë garancia më e mirë për të qenë sa më pranë nxënësit në kohën dhe vendin e duhur.


Kompania “Mediaprint” po punon për një projekt mjaft domethënës dhe bashkëkohor që e kemi pagëzuar me emrin “Mediaprint online”. Librat e Mediaprint së shpejti nuk do të gjenden vetëm në format të printuar por edhe të dixhitalizuar. Zhvillimi i teknologjisë na ka krijuar mjaft mundësira për t’u ofruar nxënësve dhe mësuesve mësime interaktive, komunikim dixhital, trajnim në distancë etj., si këto të cilat janë edhe vizioni ynë për të ardhmen e afërt.

Krijimi i platformës digjitale http://mediaprint.al/libridigjital është fillimi i një rruge të gjatë në këtë drejtim.