Tekst Shkollor / Liber / 11 / Biologji

Biologjia 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-9928-08-053-0
Çmimi: 260 lekë
Numri i faqeve: 152
Përshkrimi

 

Teksti mësimor Biologjia 11, gjimnaz, është hartuar nga Prof. Dr. Ethem Ruka dhe mësuesja Drita Nashi, të cilët janë autorë me eksperiencë në fushën e krijimit të teksteve shkollore. Si i tillë ai ka jo vetëm traditë por edhe saktësi shkencore dhe metodike. Bashkëpunimi mes këtyre dy aspekteve ka dhënë si produkt një tekst mjaft interesant jo vetëm për nga brendia por edhe nga forma.

Biologjia 11 është konceptuar i ndarë në 6 kapituj dhe autorët kanë respektuar në tërësinë e tij programin e miratuar nga MASH. Në këtë tekst, në mënyrë graduale kalohet nga e thjeshta te e ndërlikuara, nga konkretja te abstraktja. Dalin mjaft qartë lidhjet anatomike dhe funksionale midis indeve, organeve, organizmit, lidhjet midis ekosistemeve, gjallesave dhe mjedisit.

Punët laboratorike dhe veprimtaritë praktike, aftësojnë nxënësit për punë të pavarur, të vëzhgojnë, të interpretojnë dhe të nxjerrin përfundime pas një pune individuale. Nxënësit janë në gjendje të përshkruajnë atë që vëzhgojnë si dhe të interpretojnë saktë duke mundësuar formimin biologjik të tyre.

Po kështu teksti ka një realizim grafik të shkëlqyer, fotografi dhe ilustrimet shumë të bukura të cilat i ndihmojnë nxënësit të marrin jo vetëm kënaqësi estetike por edhe të mësojnë me lehtësi mësimin.

 

 

 

Biologji 11 / e perkthyer

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-15-2
Çmimi: 229 lekë
Numri i faqeve: 112
Përshkrimi

Nëpërmjet tekstit Biologjia 11 nxënës/i,-ja do të zhvillojë kuptimet mbi lidhjet ndërmjet organizimit të qelizave në inde dhe të organizimit të indeve në organe, ku struktura dhe funksionet e organeve përcaktojnë lidhjet e tyre brenda sistemeve trupore të një organizmi, në të cilin homeostaza i lejon atij të realizojë funksionet bazë.

Ky libër e vë nxënësin të krijojë dhe punojë në grup por edhe në mënyrë individuale, gjithashtu e fut në rrugën e hulumtimit dhe kërkimit shkencor.

 

 

Biologji 11 | ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-09-1
Çmimi: 263 lekë lekë
Numri i faqeve: 152
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Biologjia 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky tekst synon që nxënësi të zhvillojë kuptimet mbi lidhjet ndërmjet organizmit të qelizave në inde dhe të organizimit të indeve në organe, ku struktura dhe funksionet e organeve përcaktojnë lidhjet e tyre brenda sistemeve trupore të një organizmi, në të cilin homeostaza i lejon atij të realizojë funksionet bazë.