Tekst Shkollor / Liber / Matematike

Matematika 11/ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-08-4
Çmimi: 263 lekë
Numri i faqeve: 167
Përshkrimi

 Teksti Matematika 11, me zgjedhje të detyruar, mëton një nivel më të lartë në përvetësimin e njohurive të matematikës dhe rrjedhimisht edhe një trajtim më të zgjeruar të koncepteve matematikore. Këtë objektiv grupi i autorëve e ka realizuar nëpërmjet shtjellimit të pesë linjave të kërkuara nga programi mësimor.

Natyrisht, kurrikula e avancuar e cila, në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, përmban po ato linja sikurse kurrikula bazë, parasheh një trajtim më të zgjeruar dhe më të thelluar të koncepteve dhe metodave matematike.
Kështu, në tekst janë dhënë përkufizime shkencore për koncepte e veprime matematike të ndryshme, janë vërtetuar më shumë pohime, që në kurrikulën bazë, janë pranuar pa vërtetim, është përdorur  simbolika e duhur shkencore dhe janë zgjidhur dhe propozuar ushtrime relativisht më të vështira. Kështu, matricat janë trajtuar plotësisht jo vetëm si bazë për zgjidhjen e sistemeve të ekuacioneve linearë por edhe për vetitë e tyre të shumta.  Limiti i funksionit është dhënë në gjuhën e "epsilon-deltave" duke u shoqëruar me vërtetimin e shumë teoremave për të. Është futur tema e re e induksionit të plotë matematik duke e përdorur atë edhe në vërtetimin e shumë formulave interesante që vendosin veti të rëndësishme matematike. Janë trajtuar lloje "të vështirë" funksionesh, sidomos jo elementarë, duke bërë dhe sugjeruar ndërtimin e grafikëve të tyre, duke studiuar vazhdueshmërinë dhe variacionin si edhe veti të tjera të dobishme.

Matematika 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-06-0
Çmimi: 395 lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Teksti MATEMATIKA 11 është hartuar nga një grup autorësh me përvojë në këtë lëndë. Ai është konceptuar i ndarë në 10 krerë, të cilat janë trajtuar duke iu përmbajtur udhëzimeve të programit përkatës të Ministrisë së Arsimit.
 Pesë linjat kryesore plus atë integruese zbërthejnë çështjet themelore të kurrikulës bazë duke iu përmbajtur standardeve shkencore dhe didaktike. Për këtë është pasur parasysh çfarë njohurish janë trajtuar në klasat e mëparshme për temat e ngjashme dhe çfarë do të trajtohet në vitin e 11, përveç faktit që në kurrikulën përkatëse të avancuar do kryhet zgjerimi dhe thellimi i këtyre njohurive.

Duke respektuar objektivat e përcaktuara në programin mësimor, hartuesit e tekstit kanë realizuar nëpërmjet temave mësimore shpjegimin dhe shtjellimin e koncepteve dhe njohurive të reja duke i integruar ato edhe me njohuritë e mara më parë.
Aparati matematik, simbolika matematike, janë shumë të rëndësishme dhe në funksion të realizimit të qëllimit final për përvetësimin e lëndës së matematikës. 
Teksti, në të gjitha kapitujt dhe temat e veçanta, është realizuar në një formë e strukturë tërheqëse, ku spikatin, që nga fillimi, ushtrimet intriguese në formën e enigmës, ushtrimet sfiduese në formën e pyetjes "Për ty", subjektet për ekspoze etj. Çdo temë përmban edhe nënçështjen "Metodë" që shërben si një udhërrëfyes për nxënësin për të zgjidhur më drejtpërdrejt dhe saktë ushtrime e probleme të ndryshme, të trajtuara më parë teorikisht.

Matematika 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-83-1
Çmimi: 393 lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Teksti është hartuar nga autore me eksperiencë të cilat kanë ndjekur me korrektësi kornizën kurrikulare të programit mësimor të miratuar nga MASH. Në libër shtjellohen përmes shtatë linjave koncepte dhe njohuri matematikore si numri dhe veprimet me numra, ku përfshihen njohuri matja, algjebra, për marrëdhëniet ndërmjet bashkësive dhe veprimet me to duke përdorur simbolet matematike; logaritmin (natyror dhe dhjetor); parashikimin dhe kontrollin e rezultateve të njehsimeve.

Po kështu janë trajtuar në një kapitull të vecantë matjet e cila përqendrohet kryesisht në matjet jo të drejtpërdrejta. Këtu përfshihen njohuri për trigonometrinë e trekëndëshit për të zgjidhur  e interpretuar trekëndëshin e cfarëdoshëm dhe gjetjen e syprinave të figurave plane; përafrimi në matje; veprimet me vektorët në plan; largesa ndërmjet dy pikave.

Një vend të vecantë zë edhe trajtimi për algjebrën si një gjuhë simbolike që shpreh marrëdhëniet matematikore. Funksioni është një nga konceptet më themelore dhe njësuese të matematikës moderne. Në shkollën e mesme përshkrimi i relacioneve bëhet duke përdorur gjuhën formale të algjebrës.

Po kështu në kapituj të vecantë janë trajtuar tematika mbi gjeometrine, statistikën, probabilitetin dhe matematikën diskrete etj.

Matematika 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-66-4
Çmimi: 319 lekë
Numri i faqeve: 163
Përshkrimi

Teksti i matematikës për klasën e katërt është hartuar nga autorë me eksperiencë, krijues të disa teksteve mësimore. Matematika 4 zgjeron dhe thellon njohuritë e marra në tre klasat e para, forcon bazën mbi të cilën ndërtohet mësimi i matematikës dhe formojnë shprehitë matematikore që përdoren në vazhdimësi jo vetëm gjatë periudhës shkollore, por edhe në situata të ndryshme të jetës së përditshme. Nëpërmjet parashtrimeve në vijim synohet zhvillimi i aftësisë për të vrojtuar, për të shpjeguar, për të nxjerrë përfundime, për të argumentuar.

Në klasën e katërt, autorët kanë shtjelluar gjerësisht kuptimin për numrin; për veprimet me numra natyrorë duke përfshirë pjesëtimin, por pa e ezauruar plotësisht; përdorimin e matjeve përfshirë njësi të ndryshme matëse; kuptimin për njohuritë gjeometrike përfshirë këndin e lloje të ndryshme transformimesh; për statistikën dhe probabilitetin duke mbetur në arsyetime dhe situata empirike.

Matematika 12

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-57-2
Çmimi: 504 lekë
Numri i faqeve: 287
Përshkrimi

 

Teksti Matematika 12 është hartuar nga një grup autorësh me përvojë në këtë lëndë. Ai është konceptuar i ndarë në tetë krerë, të cilat janë trajtuar duke iu përmbajtur udhëzimeve të programit përkatës të Ministrisë së Arsimit. Duke respektuar objektivat e përcaktuara në programin mësimor, hartuesit e tekstit kanë realizuar nëpërmjet temave mësimore shpjegimin dhe shtjellimin e koncepteve dhe njohurive të reja duke i integruar ato edhe me njohuritë e marra më parë.

Teksti, në të gjithë kapitujt dhe temat e veçanta, është realizuar në një formë e strukturë tërheqëse, ku spikatin, që nga fillimi, ushtrimet intriguese në formën e enigmës, ushtrimet sfiduese në formën e pyetjes "Për ty", "Subjekt për ekspoze", "Matura Shtetërore" etj.