Tekst Shkollor / Liber / Guida Turistike

Guidë turistike 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-82-7
Çmimi: 115 lekë
Numri i faqeve: 70
Përshkrimi

Ky libër është hartuar bazuar në programin e modulit “Guida turistike”, modul me karakter profesional. Nëpërmjet këtij libri, nxënësi ka mundësi të marrë njohuri në lidhje me industrinë e kohës së lirë dhe turizmit, si dhe të fokusohet e të thellohet më tej në aftësimin në lidhje me drejtimin (guidimin) e një grupi turistik.

 

Nëpërmjet informacionit që merret për industrinë e kohës së lirë dhe turizmit, nxënësi do të orientohet për një karrierë të mundshme në këtë industri ku mundësitë e punësimit janë të shumta. Gjatë trajtimit të modulit, nxënësi njeh në mënyrë të veçantë një nga profesionet e kësaj industrie, profesionin e drejtuesit të grupit turistik (guiderit turistik).

 

Në varësi të orëve të parashikuara në program synohet që nxënësi të marrë njohuri, të hetojë e të diskutojë në lidhje me industrinë e kohës së lirë dhe turizmit, si dhe të aftësohet në përdorimin e teknikave të thjeshta për drejtimin e grupit turistik.