Tekst Shkollor / Liber / Gjuhe Shqipe Dhe Letersi

Gjuhë shqipe dhe letërsi 12

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-75-6
Çmimi: 446 lekë
Numri i faqeve: 354
Përshkrimi

 

Teksti "Gjuhë shqipe dhe letërsi 12" trajton në mënyrë të saktë shkencore dhe pedagogjike konceptet që lidhen me tekstin, komunikimin, shkencën e letërsisë, shkencën e gjuhës, drejtshkrimit etj. Objektivat e programit bazë, teksti i reflekton në nivele të rimarrjes së njohurive, dhënies së tyre në një dimension të ri, këndvështrimit kritik, si dhe njohurive të reja në raporte më shumë se të moderuara.

Teksti është konceptuar në 8 krerë, që i përgjigjen tipologjive tekstore. Njohuritë në tekstin "Gjuhë shqipe dhe letërsi 12" merren nga dy aspekte: teorike dhe praktike nëpërmjet aparatit pedagogjik i cili është hartuar mbështetur në tekstin mësimor. Teksti vendos në raportet e duhura studimin e autorëve shqiptarë me ata të huaj. Gjithashtu është lehtësisht e vërejtshme se studimi i veprave të plota është bërë bazuar në boshtin themelor të letërsisë klasike, duke e trajtuar atë nga dy qasje: ajo tradicionale dhe ajo estetike.

Po kështu teksti është i vlerësueshëm për integrimin ndërlëndor të tij. Kjo nuk vërehet vetëm tek baza ilustrative por edhe në tërësinë e tekstit, veçanërisht në pyetjet zhvilluese të aparatit pedagogjik.

Teksti është i vlerësueshëm edhe për nga pikëpamja e shkrimit akademik, ai stimulon tek nxënësi kulturën e të shkruarit dhe kultivimin e shprehjes qartë të mendimeve.

Nga pikëpamja estetike standardi dhe cilësia e ilustrimeve teksti është shumë bashkëkohor.

 

 

 

Gjuhë shqipe dhe Letërsi 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-12-1
Çmimi: 421 lekë
Numri i faqeve: 304
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Gjatë punës me tekstin nxënësit rishikojnë: gjuhën dhe pasurinë e saj, pasurinë leksikore dhe hijeshinë e strukturave sintaksore, arkaizmat dhe neologjizmat; gjuhën në një krijim epik; gjuhën e satirës; karakterin metaforik të gjuhës artistike; dialektet-gjuha letrare dhe prurjet gjuhësore letrare; shkrimin vlerësues, argumentues-shkencor; drejtshkrimin dhe pikësimin; aftësinë e kërkimit, e përzgjedhjes, e shfrytëzimit të burimeve.

 

Libri motivon dhe stimulon punën në grupe në formën e projektit dhe kërkimeve, si dhe aftëson punën individuale dhe zhvillon të menduarin kritik të nxënësve. Ky tekst nuk i drejtohet vetëm nxënësve, por gjithsecilit që synon të ridimensionojë aftësitë shkruese, analitike, sintetizuese dhe kulturologjike.

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-69-8
Çmimi: 419 lekë
Numri i faqeve: 300
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 10” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Parimet bazë të krijimit të këtij teksti mësimor janë: aftësimi i nxënësit për teknikat e të shkruarit dhe përvetësimi i shkallës së parë të themelit të shkrimit akademik, përmirësimi i aftësive komunikuese të nxënësve lidhur me tema të ndryshme për diskutim, rimarrja e njohurive të fushave të ndryshme gjuhësore, aftësimi i teknikave shprehëse të nxënësve, analiza e thelluar e veprave letrare. Teksti është i ndërtuar në 7 module sipas klasifikimit të llojeve të teksteve dhe zhvillon aftësitë e gjithsecilit prej nesh në fushat e analizës dhe krijimit. Libri motivon dhe stimulon punën në grupe në formën e projektit dhe kërkimeve, si dhe aftëson punën individuale dhe zhvillon të menduarin kritik të nxënësve. Ky tekst nuk i drejtohet vetëm nxënësve, por gjithsecilit që synon të ridimensionojë aftësitë shkruese, analitike, sintetizuese dhe kulturologjike.