Tekst Shkollor / Liber / Gjuhe Angleze

Gjuhë angleze 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-18-6
Çmimi: 494 lekë
Numri i faqeve: 110
Përshkrimi

Teksti i “Anglisht 9” shënon fundin e ciklit të mësimit të anglishtes në arsimin 9-vjeçar dhe si i tillë në tekst jepen mjaft elemente të kulturës dhe qytetërimit anglosakson. Në aparatin metodik ushtrimet janë hartuar duke patur parasysh vështirësitë e nxënësit shqiptar për mësimin e gjuhës angleze. Teksti përmban shumë elemente të kulturës shqiptare. Nxënësi në këtë tekst ka mundësi të punojë në mënyrë të pavarur dhe krijuese, do të aktivizohet që të kërkojë edhe në internet si një mundësi më shumë për të marrë njohuri të reja.

Anglisht 8

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-916-9-1
Çmimi: 426 lekë
Numri i faqeve: 116
Përshkrimi

Teksti është hartuar në përputhje me planin mësimor të miratuar nga MASH. Mësimi i gjuhës angleze në këtë klasë synon të përforcojë dhe të thellojë njohuritë e fituara në vitet e mëparshme duke ndihmuar në formimin e përgjithshëm të nxënësve nga ana gjuhësore, kulturore dhe intelektuale. Niveli gjuhësor rritet në mënyrë spirale duke përsëritur çka është zhvilluar në klasat e mëparshme dhe duke nxënë njohuri të reja në mënyrë të përshkallëzuar. Nëpërmjet tekstit nxënësit mund të punojnë në mënyrë të bashkëvepruar. Komunikimi është një element i rëndësishëm në këtë nivel, po kështu njohuritë gramatikore, ushtrimet gjuhësore (gramatikore e leksikore), janë pjesë e rëndësishme që do ti ndihmojë nxënësit të perfeksionojnë gjuhën angleze.

Gjuhë angleze 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-20-9
Çmimi: 376 lekë
Numri i faqeve: 108
Përshkrimi

Në hartimin e këtij teksti janë pasur parasysh veçoritë psikologjike të moshës. Mësimet e para janë konceptuar edhe për nxënësit fillestarë, si dhe për të rimarrë njohuritë e përfituara nga klasa e tretë dhe e katërt. Teksti është krijuar për të marrë njohuri, jo vetëm në anën gjuhësore nëpërmjet ushtrimeve të ndryshme, por edhe nëpërmjet ilustrimeve, të cilat janë në funksion të tekstit. Në tekst ndërthuren të katër aftësitë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, në funksion të një qëllimi të vetëm – mësimit të saktë të gjuhës angleze.

Anglisht 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-616-2-5
Çmimi: 366 lekë
Numri i faqeve: 116
Përshkrimi

Teksti i gjuhës anglezë për klasën e katërt është hartuar duke u bazuar në programin e miratuar nga MASH dhe është vijim i tekstit të klasës së tretë i hartuar nga i njëjti grup autorësh.

 

Teksti ka në qendër të vëmendjes nxënësin, i cili merr elemente të reja gjuhësore i vendosur në mjedise të ndryshme jetësore si në shkollë, familje, shoqëri etj. Për këtë qëllim janë ndërthurur shprehitë gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit e të shkruarit, nëpërmjet të cilave nxënësi e ka shumë të lehtë të mësojë gjuhën.
Një ndihmesë e madhe në përvetësimin e gjuhës së huaj është funksionimi i të mësuarit të fjalëve të reja me të gjitha elementet bazë të fjalës apo të shprehjeve, duke realizuar trajtimin fonetik mbas çdo mësimi dhe kuptimet gramatikore, leksikore mbas çdo kapitulli.

Anglisht 3

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-637-3-5
Çmimi: 367 lekë
Numri i faqeve: 120
Përshkrimi


Teksti ju shërben fëmijëve për të marrë bazat e fillimit të mësimit të gjuhës së huaj. Në tekst ndërthuren të katër aftësitë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Nëpërmjet rubrikave ku jepet lënda gjuhësore janë ndërthurur edhe dialogë, lojra, vjersha e këngë, të cilat rritin interesimin e nxënësve dhe aftësitë e tyre intelektuale.
Teksti shoqërohet me fletoren e punës, librin e mësuesit dhe audiokasetë.