Tekst Shkollor / Liber / Fizike

Fizika 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Fizikë
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-9928-08-055-4
Çmimi: 260 lekë
Numri i faqeve: 181
Përshkrimi

 

Teksti mësimor Fizika 11 është hartuar në përputhje me programin e kurikulës bërthamë të gjimnazit, duke përmbushur objektivat e tij. Teksti është shkruar qartë, përgjithësisht thjesht e me gjuhë të kuptueshme nga nxënësit. Teoria është shtjelluar bindëse: nëpërmjet kuptimeve fizike të madhësive fizike, nxënësit qartësojnë konceptet bazë të fizikës, përvetësojnë e zbatojnë me arsyetim formulat dhe edukohen të analizojnë në situata analoge apo të reja.

Raporti teori-ushtrime është respektuar në funksion të qëndrueshmërisë së koncepteve, shprehive aplikative dhe thellimit të arsyetimit të nxënësit. Ato shërbejnë për të përforcuar konceptet bazë, për të shprehur aftësitë e nxënësve në përkatësinë e formulave që do të përdoren prej tyre dhe sigurojnë efektivitet në punën e pavarur të nxënësve në përputhje me nevojat e tyre.

Elementi "figurë" është vlerësuar nga autorët. Figurat në tekst janë shprehëse dhe udhërrëfyese për konkretizimin e situatave dhe nxitjen e arsyetimit të nxënësve për t'i shpjeguar ato. Mësimet e veçanta sipas temave mësimore janë përmbledhur  të plota. Rubrikat "Arsyeto dhe përgjigju" dhe shembujt e zgjidhur të cilët fillojnë me imagjinimin e problemës, plotësojnë mësimet teorike.

Ndërsa rubrikat e reja: "Punë e drejtuar", "Zgjidhim problema", e "Strategji të zgjidhjes së problemave" plotësojnë gjithë tekstin dhe e bëjnë atë mjet bazë pune të nxënësve për përvetësimin pa stërmundim të tyre.

Gjithashtu, të realizueshme e shumë funksionale janë edhe rubrikat "Përsëritje" e "Test kontrolli" në çdo fund kapitulli. Ushtrimet në këtë rubrikë janë përzgjedhur në funksion të përmbushjes së objektivave të tri niveleve bazë të kapitujve përkatës.

 

 

 

Fizika 11/ ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Fizikë
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-9928-08-054-7
Çmimi: 260 lekë
Numri i faqeve: 166
Përshkrimi

 

Teksti "Fizika 11" me zgjedhje të detyruar është hartuar në përputhje me programit e kurrikulës me zgjedhje të detyruar të gjimnazit. Autorët i kanë realizuar të gjitha objektivat e programit, duke i përmbushur cilësisht ato. Teksti është shkruar me një gjuhë të lexueshme për nxënësit. Temat mësimore janë përmbledhur në mënyrë koncize, tërheqëse për nxënësit, të shoqëruara me rubrikat "arsyeto dhe përgjigju", "shembuj të zgjidhur" që fillojnë me imagjinimin e problemës, "provë për aktivitet", "bëj dhe shpjego këtë eksperiment".  Në këtë mënyrë çdo temë përmbush objektivat e saj.

Raporti teori-ushtrime është harmonizuar nga autorët në funksion të qartësisë së përvetësimit nga nxënësit të koncepteve, shprehive e aplikimeve dhe thellimit të arsyetimit të tyre. Përzgjedhja e ushtrimeve e bërë në funksion të përmbushjes së objektivave, u shërben nxënësve për të përforcuar konceptet bazë, për të shprehur aftësitë e tyre në përkatësinë e formulave të përdorura prej tyre dhe siguron efektivitet në punën e pavarur të nxënësve.

I tërë teksti reflekton natyrën aplikative të fizikës si shkencë: teoria është përmbledhur me shembuj, ilustrime, zbatime, demonstrime e eksperimente të shumta që e bëjnë tekstin tërheqës për nxënësit. Në këtë kontekst elementi "figurë" është efektiv. Figurat në tekst janë shprehëse, ato "flasin" vetë duke qenë udhërrëfyese për konkretizimin e situatave fizike dhe nxitjen e arsyetimit të nxënësve për t'i shpjeguar saktë ato.

Tashmë teksti "Fizika 11" me zgjedhje të detyruar nëpërmjet rubrikave komplementare "punë e drejtuar", "zgjidhim problema" dhe "strategji të zgjidhjes së problemave", shmang tek nxënësit pasigurinë e tij për zgjidhjen e problemave. Etapat në këto strategji i tregojnë nxënësit rrugën për të realizuar përvetësimin e thelluar e të qëndrueshëm të fizikës.

 

 

 

Fizika 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Fizikë
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-58-9
Çmimi: 252 lekë
Numri i faqeve: 179
Përshkrimi

 

Teksti Fizika për klasën e 10 - të të shkollës së mesme është hartuar në përputhje me programin për kurrikulën bazë të miratuar nga MASH. Teksti është bazuar në tri  linja kryesore: Lëvizja dhe bashkëveprimet, Energjia dhe transformimet e saj. Njohuritë e reja janë shtjelluar në shtatë kapituj të cilët kanë të shpjeguar shumë thjesht teorinë por ato janë integruar me praktikën nëpërmjet metodave të ndryshme të të mësuarit. Teksti përmban shumë rubrika që janë në funksion të mësimit nëpërmjet praktikës dhe logjikës, si: strategji të zgjidhjes së problemave, punë e drejtuar-problema të zgjidhura, punë laboratori, teste për vetëkontroll etj.

Teksti i jep mundësi mësuesit të drejtojë punën në klasë dhe jashtë saj për të përgatitur nxënës me njohuri të sakta në lëndën e fizikës si shkencë.

Hartuesit e tekstit janë pedagogë dhe mësues me eksperiencë gjë të cilën e kanë reflektuar edhe në këtë tekst, i cili edhe pse i përket shkencave ekzakte është i shpjeguar me terminologji të thjeshtë në përshtatje me moshën dhe duke respektuar të gjitha metodat didaktike për integrimin ndërlëndor dhe përvetësimin e njohurive të reja.