Tekst Shkollor / Liber / Edukim Muzikor

Muzika 7

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-228-2
Çmimi: 144 lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Muzikë 6

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-197-1
Çmimi: 158 lekë
Numri i faqeve: 92
Përshkrimi

 

Teksti mësimor Muzikë 6 është hartuar nga Akademik Vasil S. Tole autor me eksperiencë. Teksti është hartuar bazuar në kurrikulën e miratuar nga MAS, 2015. Teksti shoqërohet me libër mësuesi dhe CD.

 

 

Edukimi muzikor 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-061-5
Çmimi: 209 lekë
Numri i faqeve: 124
Përshkrimi

 

Teksti "Edukimi muzikor - 9" është i fundit hap për thellimin e edukimit muzikor gjatë ciklit të studimeve të arsimit 9-vjeçar. Me të mbyllet seria e teksteve të "Edukimit muzikor" dhe paralelisht me të, ai hap një horizont të interesave të reja, të mëtejshme, mbi muzikën, krijuesit dhe interpretuesit e saj. Përmes teorisë, informimit dhe praktikës muzikore, "Edukimi Muzikor -9" sjell njohuritë më të fundit për zhvillimin dhe vendin e muzikës në shoqërinë moderne dhe rolin e saj në formimin e identitetit kulturor kombëtar dhe më gjerë.

"Edukimi muzikor - 9" është teksti i cili prezanton zhvillimin dhe veçoritë e përmbajtjes së kulturës muzikore, asaj tradicionale, kombëtare dhe botërore deri në ditët tona. Në të respektohen të gjitha etapat e zhvillimit të muzikës e në mënyrë të veçantë thellohen njohuritë në tiparet e muzikës gjatë shekujve të fundit.

Po kështu një vend të veçantë zë edhe historiku i zhvillimit të muzikës dhe përfaqësuesit kryesorë të saj; muzika klasike dhe romantike e shek IX-XX si dhe gjinitë më të zhvilluara së bashku me përfaqësuesit më në zë të saj.

Një mundësi me vlerë është edhe mësimi i këngëve të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare. Autorët kanë gjetur një mënyrë të thjeshtë dhe mjaft të kuptueshme për ti orientuar nxënësit në praktikë se si të kuptojnë teknikat e incizimit dhe regjistrimit në një studio muzikore.

 

 

Edukim muzikor 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-07-0
Çmimi: 125 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

Teksti i edukimit muzikor është mbështetur në pesë linja kryesore: këndimi, bazat e arsimimit muzikor, luajtja në instrument, dëgjim muzikor dhe shprehje e krijim muzikor. Teksti synon të aftësojë nxënësit për të përjetuar dhe për t'u shprehur nëpërmjet muzikës, duke shprehur nëpërmjet saj botën e tyre emocionale. Nëpërmjet temave mësimore synohet të zhvillohen më tej aftësitë dhe shprehitë për të kënduar, për të dëgjuar, për të luajtur, për të krijuar, si dhe për t'u shprehur duke vlerësuar muzikën

Edukim muzikor 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-10-0
Çmimi: 118 lekë
Numri i faqeve: 52
Përshkrimi

Aftëson nxënësit për të kuptuar dhe mësuar konceptet e para muzikore.
Zhvillon dhe edukon shprehitë e të kënduarit, të dëgjuarit, të luajturit me instrument, të krijuarit përmes muzikës.
Përfshin nxënësit në procesin e të nxënit nëpërmjet veprimtarive që kërkojnë bashkëpunim në grup.
Inkurajon punën e pavarur dhe krijuese të nxënësit përmes tekstit dhe CD.
Krijon një atmosferë të këndshme në klasë, duke vënë theksin në parimin kryesor të mësimdhënies se: mësimi duhet të jetë kënaqësi ku fëmijët duhet të mësojnë përmes lojës dhe pa stres.
Teksti shoqërohet me fletore pune dhe CD