Tekst Shkollor / Liber / Biologji

Biologjia 12

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-59-6
Çmimi: 263 lekë
Numri i faqeve: 131
Përshkrimi

 

Teksti Biologjia 12, lëndë me zgjedhje të detyruar, është hartuar në përputhje me objektivat e programit mësimor.

Ai është ndërtuar në tri linja: studimi i së gjallës, energjia kimike për jetën; studimi i organizmit për jetën dhe studimi i organizmit shtazor. Të gjithë këto linja janë organizuar në 10 krerë duke realizuar të gjitha objektivat e përcaktuara në programin mësimor.

Teksti i Biologjisë 12 me zgjedhje të detyruar pasqyron standartet e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke vënë në qendër nxënësin, në pjesën më të madhe të rasteve. Veç kësaj vlen të përmendet prania e rubrikave që nxisin të menduarit logjik dhe punën e pavarur të nxënësve.

Në tekst stimulohet puna në grup e nxënësve, aftësimi në përvetësimin e njohurive, në hartimin dhe shkrimin e projekteve si dhe në diskutime të hapura në klasë. Kjo veçanërisht gjatë punëve praktike ku veç të tjerash orientohen nxënësit nëpërmjet adresave të internetit të dhëna nga vetë autori.

 

 

Biologjia 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-53-4
Çmimi: 263 lekë
Numri i faqeve: 156
Përshkrimi

 

Teksti mësimor Biologjia 10 përmbush objektivat e programit mësimor në tërësinë e tyre. Ai është hartuar i konceptuar në shtatë krerë. Në këtë tekst nxënësi merr njohuri mbi kiminë e jetës, qelizën, qelizën në punë, riprodhimin dhe zhvillimin, trashëgiminë dhe ligjet e saj, funksionet e gjeneve dhe teorinë e evolucionit. Teksti plotëson standardet e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke ndihmuar bashkëpunimin mësues-nxënës dhe duke e vënë në qendër të vëmendjes nxënësin. Gjithashtu vërehen teknika që zhvillojnë të menduarit logjik dhe koherent të nxënësit në mënyrë të pavarur dhe që i përshtaten moshës së tyre.

Në këtë kontekst teksti mbështet filozofinë e punës së orientuar dhe ndikon në zhvillimin e aftësive personale jo vetëm nën drejtimin e mësuesit por edhe në mënyrë të pavarur.

Për nga pikëpamja e vëllimit të njohurive, teksti është i përshtatshëm për moshën dhe zhvillimin e nxënësve. Kjo dëshmohet në aparatin pedagogjik ku është respektuar taksonomia e Blumit si dhe në pjesët e zgjedhura për ilustrim.

 

 

Biologji 11 / e perkthyer

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-15-2
Çmimi: 238 lekë
Numri i faqeve: 112
Përshkrimi

Nëpërmjet tekstit Biologjia 11 nxënës/i,-ja do të zhvillojë kuptimet mbi lidhjet ndërmjet organizimit të qelizave në inde dhe të organizimit të indeve në organe, ku struktura dhe funksionet e organeve përcaktojnë lidhjet e tyre brenda sistemeve trupore të një organizmi, në të cilin homeostaza i lejon atij të realizojë funksionet bazë.

Ky libër e vë nxënësin të krijojë dhe punojë në grup por edhe në mënyrë individuale, gjithashtu e fut në rrugën e hulumtimit dhe kërkimit shkencor.

 

 

Biologji 11 | ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-09-1
Çmimi: 274 lekë
Numri i faqeve: 152
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Biologjia 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky tekst synon që nxënësi të zhvillojë kuptimet mbi lidhjet ndërmjet organizmit të qelizave në inde dhe të organizimit të indeve në organe, ku struktura dhe funksionet e organeve përcaktojnë lidhjet e tyre brenda sistemeve trupore të një organizmi, në të cilin homeostaza i lejon atij të realizojë funksionet bazë.

Biologji 10 / e perkthyer

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-79-7
Çmimi: 238 lekë
Numri i faqeve: 120
Përshkrimi

Nëpërmjet tekstit Biologji 10, nxënësit do të kenë mundësi të kuptojnë kompleksitetin e organizmave të gjallë duke përfshirë strukturën, funksionet, organizimin dhe ndërvarësinë ndërmjet tyre; të interpretojnë konceptet kyçe të biologjisë; të shpjegojnë fenomenet e jetës dhe nivelet e ndryshme të organizimit të së gjallës, nga niveli molekular deri te biosfera; të vlerësojnë shumëllojshmërinë e organizmave të gjallë; të aplikojnë lidhjen e njohurive të biologjisë në bioteknologji në mjekësi; të zotërojnë konceptet bazë të anatomisë së njeriut; të renditin disa nga faktorët gjenetikë dhe mjedisorë që ndikojnë në shëndetin e njeriut etj.
Mësimi i biologjisë do të nxisë tek nxënësit të menduarit shkencor, do të ngjallë interesin e tyre për shkencat e jetës dhe do t’i inkurajojë ata që të sillen në mënyrë të përgjegjshme ndaj mjedisit.