Tekst Shkollor / Liber / Biologji

Biologjia 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-9928-08-053-0
Çmimi: 271 lekë
Numri i faqeve: 152
Përshkrimi

 

Teksti mësimor Biologjia 11, gjimnaz, është hartuar nga Prof. Dr. Ethem Ruka dhe mësuesja Drita Nashi, të cilët janë autorë me eksperiencë në fushën e krijimit të teksteve shkollore. Si i tillë ai ka jo vetëm traditë por edhe saktësi shkencore dhe metodike. Bashkëpunimi mes këtyre dy aspekteve ka dhënë si produkt një tekst mjaft interesant jo vetëm për nga brendia por edhe nga forma.

Biologjia 11 është konceptuar i ndarë në 6 kapituj dhe autorët kanë respektuar në tërësinë e tij programin e miratuar nga MASH. Në këtë tekst, në mënyrë graduale kalohet nga e thjeshta te e ndërlikuara, nga konkretja te abstraktja. Dalin mjaft qartë lidhjet anatomike dhe funksionale midis indeve, organeve, organizmit, lidhjet midis ekosistemeve, gjallesave dhe mjedisit.

Punët laboratorike dhe veprimtaritë praktike, aftësojnë nxënësit për punë të pavarur, të vëzhgojnë, të interpretojnë dhe të nxjerrin përfundime pas një pune individuale. Nxënësit janë në gjendje të përshkruajnë atë që vëzhgojnë si dhe të interpretojnë saktë duke mundësuar formimin biologjik të tyre.

Po kështu teksti ka një realizim grafik të shkëlqyer, fotografi dhe ilustrimet shumë të bukura të cilat i ndihmojnë nxënësit të marrin jo vetëm kënaqësi estetike por edhe të mësojnë me lehtësi mësimin.

 

 

 

Biologji dhe edukim shëndetësor 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-062-2
Çmimi: 251 lekë
Numri i faqeve: 134
Përshkrimi

 

Teksti Biologji dhe edukim shëndetësor 9 është shkruar nga Prof. Dr. Ethem Ruka dhe mësuesja Drita Nashi, autorë me eksperiencë të gjatë në hartimin e teksteve shkollore. Temat mësimore janë realizuar në përputhje të plotë me programin zyrtar të miratuar nga MASH. Teksti është konceptuar i ndarë dy pjesë dhe organizuar në 8 kapituj.

Mënyra e konceptimit të tekstit nxit të menduarit abstrakt dhe formon të menduarit logjik, autorët janë përpjekur ta përforcojnë këtë prirje duke i trajtuar temat teorike dhe duke përzgjedhur ushtrime e detyra të pavarura mjaft interesante. Përmes ballafaqimit të anëve të kundërta edhe në lëndën e biologjisë, nxënësit i kërkohet të arsyetojë në mënyrë të pavarur dhe t'i trajtojë me syrin kritik pohimet e ndryshme.

Punët laboratorike dhe veprimtaritë praktike aftësojnë nxënësit për punë të pavarur, të vëzhgojnë, të interpretojnë dhe të nxjerrin përfundime pas punës individuale. Nxënësit janë në gjendje të përshkruajnë atë që vëzhgojnë si dhe të interpretojnë saktë duke mundësuar formimin biologjik të tyre.

 

 

Biologjia 12

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-59-6
Çmimi: 263 lekë
Numri i faqeve: 131
Përshkrimi

 

Teksti Biologjia 12, lëndë me zgjedhje të detyruar, është hartuar në përputhje me objektivat e programit mësimor.

Ai është ndërtuar në tri linja: studimi i së gjallës, energjia kimike për jetën; studimi i organizmit për jetën dhe studimi i organizmit shtazor. Të gjithë këto linja janë organizuar në 10 krerë duke realizuar të gjitha objektivat e përcaktuara në programin mësimor.

Teksti i Biologjisë 12 me zgjedhje të detyruar pasqyron standartet e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke vënë në qendër nxënësin, në pjesën më të madhe të rasteve. Veç kësaj vlen të përmendet prania e rubrikave që nxisin të menduarit logjik dhe punën e pavarur të nxënësve.

Në tekst stimulohet puna në grup e nxënësve, aftësimi në përvetësimin e njohurive, në hartimin dhe shkrimin e projekteve si dhe në diskutime të hapura në klasë. Kjo veçanërisht gjatë punëve praktike ku veç të tjerash orientohen nxënësit nëpërmjet adresave të internetit të dhëna nga vetë autori.

 

 

Biologjia 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-53-4
Çmimi: 263 lekë
Numri i faqeve: 156
Përshkrimi

 

Teksti mësimor Biologjia 10 përmbush objektivat e programit mësimor në tërësinë e tyre. Ai është hartuar i konceptuar në shtatë krerë. Në këtë tekst nxënësi merr njohuri mbi kiminë e jetës, qelizën, qelizën në punë, riprodhimin dhe zhvillimin, trashëgiminë dhe ligjet e saj, funksionet e gjeneve dhe teorinë e evolucionit. Teksti plotëson standardet e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke ndihmuar bashkëpunimin mësues-nxënës dhe duke e vënë në qendër të vëmendjes nxënësin. Gjithashtu vërehen teknika që zhvillojnë të menduarit logjik dhe koherent të nxënësit në mënyrë të pavarur dhe që i përshtaten moshës së tyre.

Në këtë kontekst teksti mbështet filozofinë e punës së orientuar dhe ndikon në zhvillimin e aftësive personale jo vetëm nën drejtimin e mësuesit por edhe në mënyrë të pavarur.

Për nga pikëpamja e vëllimit të njohurive, teksti është i përshtatshëm për moshën dhe zhvillimin e nxënësve. Kjo dëshmohet në aparatin pedagogjik ku është respektuar taksonomia e Blumit si dhe në pjesët e zgjedhura për ilustrim.

 

 

Biologji 11 / e perkthyer

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-15-2
Çmimi: 238 lekë
Numri i faqeve: 112
Përshkrimi

Nëpërmjet tekstit Biologjia 11 nxënës/i,-ja do të zhvillojë kuptimet mbi lidhjet ndërmjet organizimit të qelizave në inde dhe të organizimit të indeve në organe, ku struktura dhe funksionet e organeve përcaktojnë lidhjet e tyre brenda sistemeve trupore të një organizmi, në të cilin homeostaza i lejon atij të realizojë funksionet bazë.

Ky libër e vë nxënësin të krijojë dhe punojë në grup por edhe në mënyrë individuale, gjithashtu e fut në rrugën e hulumtimit dhe kërkimit shkencor.