Tekst Shkollor / Liber Mesuesi /

Informatika 7, 8, 9 /LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-94-7
Çmimi: 350 lekë
Numri i faqeve: 161
Përshkrimi

Libri i mësuesit Informatika 7-8-9, ndihmon mësuesin gjatë procesit të mësimdhënies me informacion shtesë si dhe shtjellim tematik të orës mësimore. Libri përmban planin mësimor me objektivat për cdo temë mësimore për të gjitha klasat, 7-8-9. Gjatë orës së mësimit mësuesi duhet të ndjekë disa parime bazë në mënyrë që kjo lëndë të vijë tek nxënësi sa më konkrete. Mësuesi duhet të realizojë shumicën e temave në laboratorin informatikës si dhe t'i lërë të lirë nxënësit për ushtrimet apo aktivitetet e propozuara tek libri i nxënësit. Të nxiten tek nxënësit krijimi individual i dokumenteve të reja sipas programeve aplikative si dhe të realizohen forma bashkëbisedimi si për shembull: Si e krijuat? Çfarë pengesa hasët etj. Mos harroni që përvojat personale janë gjithmonë tema tërheqëse për një orë mësimi.

Informatika 7, 8, 9 /LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar

Kimia 11/LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Kimi
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-9928-08-070-7
Çmimi: 300 lekë lekë
Numri i faqeve: 106
Përshkrimi

Libri i mësuesit Kimia 11 ndihmon mësuesin gjatë procesit të mësimdhënies. Libri përmban planin mësimor me objektivat për cdo temë mësimore si dhe disa tema model për të realizuar orën mësimore. Në libër jepen edhe ushtrime të zgjidhura që mund të zhvillohen gjatë orëve të ushtrimeve, ushtrime për kapitullin apo problema të zgjidhura. Po kështu ka disa punë laboratori dhe veprimtari praktike.

Biologji dhe edukim shëndetësor 9 /LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-067-7
Çmimi: 200 lekë lekë
Numri i faqeve: 39
Përshkrimi

Libri i mësuesit përmban 20 tema mësimore të shtjelluara si model për të realizuar orën mësimore. Po kështu autorja ka dhënë disa modele testesh që i ndihmojnë mësuesit për të realizuar vlerësimin e nxënësve si dhe arritjen e objektivave.

Autorja ka realizuar planin mësimor si mjet orientues për mësuesit në organizimin vjetor të lëndës së biologjisë ku janë përfshirë jo vetëm temat mësimore por edhe orët e parashikuara për projekte, orë të lira etj.

Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda:
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-74-9
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 183
Përshkrimi

Libri i mësuesit "Gjuhë shqipe dhe letërsi 12" do t'i shoqërojë mësuesit gjatë gjithë vitit shkollor sepse është konceptuar në mënyrë të tillë që t'u shërbejë në organizimin e orës mësimore në formën e një ditari. Autorja ka përdorur shumë metoda të mësimdhënies interaktive. Të gjitha temat mësimore kanë objektivat dhe mënyrën e organizimit të orës mësimore. Metodat e përdorura: Klaster, stuhi mendimesh, insert, shpjegim, diskutim, punë e pavarur etj. si këto janë një mjet i rëndësishëm për shtjellimin e koncepteve dhe përvetësimin e njohurive. Po kështu në libër ka shumë modele përgjigjesh për tema të caktuara apo komente që do të lehtësojnë punën e mësuesit në këtë lëndë.

Libri përmban planin mësimor të detajuar me shpërndarjen e të gjitha orëve mësimore dhe objektivat për çdo teme.