Tekst Shkollor / Liber Mesuesi /

Kimia 10 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Kimi
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-70-1
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 79
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Kimia 10 është një libër që shërben për të ndihmuar mësuesin gjatë procesit të mësimdhënies. Libri përmban objektivat për çdo temë mësimore të hartuara këto në bazë nivelesh të cilat janë pasqyruar edhe në planin mësimor të kësaj lënde. Temat mësimore që autorët i kanë vlerësuar si më specifiket i kanë shpjeguar më thjesht tek libri i mësuesit. Në libër jepen edhe ushtrime të zgjidhura që mund të zhvillohen gjatë orëve të ushtrimeve, ushtrime për kapitullin apo problema të zgjidhura. Po kështu në libër janë evidentuar nëpërmjet rubrikës fjalë kyçe të gjitha konceptet e reja që do të marrin nxënësit gjatë gjithë ciklit mësimor të klasës së dhjetë.

 

 

Fizika 10 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Fizikë
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-71-8
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 95
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Fizika 10  është një përpjekje serioze për t'ju ofruar mësuesve një orientim metodik për mësimdhënien e lëndës së Fizikës. Në këtë libër jepen shumë orë model për zhvillimin e temave mësimore të librit të nxënësit. Gjithashtu sugjerohet edhe metodika e zgjidhjes së ushtrimeve të fizikës e cila ka për qëllim t'u mësojë nxënësve të arsyetojnë, të mendojnë, t'i ushtrojnë njohuritë teorike të fituara.

Plani mësimor është hartuar i detajuar me të gjitha temat mësimore të shtjelluara si dhe objektivat për cdo orë.

Po kështu mësuesit do të gjejnë disa modele vlerësimi, modele projektesh, teste për vetëkontroll, veprimtari praktike, strategji të zgjidhjes së problemave, hartë konceptesh etj.

 

 

Muzika 1-2-3-4-5 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-73-2
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 285
Përshkrimi

 

Modeli i mësimeve në këtë libër është zhvilluar në përputhje me një sere kriteresh që përdoren për hartimin e manualeve të mësuesit dhe në përputhje me kërkesat e programit të lëndës. Procedimet metodike të përdorura gjatë zhvillimit të mësimeve model, motivojnë nxënësit për të qenë krijues gjatë orës. Teknikat dhe metodat e sugjeruara do ta ndihmonin mësuesit në arritjen e objektivave mësimore.

 

 

Dituri natyre 3-4-5 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-64-0
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 234
Përshkrimi

 

Teksti mësimor i nxënësit "Dituri natyre" për ciklin fillor është shtjelluar në tema mësimore, aktivitete praktike dhe punë laboratori. Për ti ardhur në ndihmë mësuesit, autorja ka zhvilluar të gjitha temat mësimore dhe objektiva për cdo orë mesimore dhe drejtim metodik. Mjaft interesante janë edhe temat praktike të shtjelluara të cilat lehtësojnë mësuesit në realizimin e orës praktike me mjete didaktike të thjeshta.

 

 

Frëngjisht 9 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-43-5
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 99
Përshkrimi

 

Metoda "Le Français en 9e" i përgjigjet më së miri nivelit të nxënësve deri në këtë klasë si dhe nivelit që kërkohet të arrihet në bazë të programeve të reja të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Objektivat dhe përmbajtja e kësaj metode janë përcaktuar duke respektuar qëllimet e përcaktuara në Kuadrin të përbashkët evropian të referencave për gjuhët. Në përfundim të kësaj metode nxënësi duhet të ketë përvetësuar kompetencat e nivelit B1 të Kuadrit të përbashkët evropian të referencave për gjuhët. Libri i mësuesit përmban të gjitha orët mësimore të shtjelluara dhe të orientuara sipas një metode e cila përbëhet nga katër njësi. Dy njësitë e para kanë nga pesë mësime dhe dy të tjerat nga katër mësime (gjithsej 18 mësime për 90 orë). Pas çdo njësie bëhet një përsëritje në rubrikën Revision me ushtrime mbi temat kryesore leksiko-gramatikore. Çdo mësim përbëhet nga katër rubrika: 1. Lexim dhe përpunim teksti, 2 .Gramatikë, 3. Komunikim i ndarë në dy pjesë, 4. Civilizim, të cilat janë ndarë mjaft qartë dhe e ndihmojnë mësuesin që ta organizojë çdo mësim në pesë orë.