Tekst Shkollor / Liber Mesuesi / 9 /

Kimia 7,8,9 / LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Kimi
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-31-2
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 79
Përshkrimi

Libri i mësuesit Kimia 7-8-9 është një përpjekje modeste për t'ju ofruar një orientim metodik për mësimdhënien e lëndës së Kimisë. Në këtë libër jepen orë model për zhvillimin e temave mësimore të librit të nxënësit. Gjithashtu sugjerohet edhe metodika e zgjidhjes së ushtrimeve të kimisë që ashtu si lënda e matematikës dhe fizikës  ka për qëllim t'u mësojë nxënësve  të arsyetojnë, të mendojnë, t'i ushtrojnë njohuritë teorike të fituara.  

Anglisht 5,8,9 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-32-9
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 94
Përshkrimi

Ky është një udhëzues metodik që u vjen në ndihmë gjithë përdoruesve të librit të nxënësit dhe parandalon pengesat që mund të hasen gjatë studimit të gjuhës së huaj siç është në këtë rast gjuha angleze. Këtu sqarohen hap pas hapi rubrikat në tekst dhe mënyra se si ato mund zhvillohen gjatë procesit mësimor. Në libër sugjerohen edhe ushtrime të cilat zhvillojnë shprehitë e të folurit e të shqiptuarit dhe drejtshkrimin që janë aq të domosdoshme për mësimin e gjuhës së huaj. 

Informatika 7, 8, 9 /LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-94-7
Çmimi: 350 lekë
Numri i faqeve: 161
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Informatika 7-8-9, ndihmon mësuesin gjatë procesit të mësimdhënies me informacion shtesë si dhe shtjellim tematik të orës mësimore. Libri përmban planin mësimor me objektivat për cdo temë mësimore për të gjitha klasat, 7-8-9. Gjatë orës së mësimit mësuesi duhet të ndjekë disa parime bazë në mënyrë që kjo lëndë të vijë tek nxënësi sa më konkrete. Mësuesi duhet të realizojë shumicën e temave në laboratorin informatikës si dhe t'i lërë të lirë nxënësit për ushtrimet apo aktivitetet e propozuara tek libri i nxënësit. Të nxiten tek nxënësit krijimi individual i dokumenteve të reja sipas programeve aplikative si dhe të realizohen forma bashkëbisedimi si për shembull: Si e krijuat? Çfarë pengesa hasët etj. Mos harroni që përvojat personale janë gjithmonë tema tërheqëse për një orë mësimi.

 

 

Biologji dhe edukim shëndetësor 9 /LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-067-7
Çmimi: 200 lekë lekë
Numri i faqeve: 39
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit përmban 20 tema mësimore të shtjelluara si model për të realizuar orën mësimore. Po kështu autorja ka dhënë disa modele testesh që i ndihmojnë mësuesit për të realizuar vlerësimin e nxënësve si dhe arritjen e objektivave.

Autorja ka realizuar planin mësimor si mjet orientues për mësuesit në organizimin vjetor të lëndës së biologjisë ku janë përfshirë jo vetëm temat mësimore por edhe orët e parashikuara për projekte, orë të lira etj.

 

 

Frëngjisht 9 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-43-5
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 99
Përshkrimi

 

Metoda "Le Français en 9e" i përgjigjet më së miri nivelit të nxënësve deri në këtë klasë si dhe nivelit që kërkohet të arrihet në bazë të programeve të reja të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Objektivat dhe përmbajtja e kësaj metode janë përcaktuar duke respektuar qëllimet e përcaktuara në Kuadrin të përbashkët evropian të referencave për gjuhët. Në përfundim të kësaj metode nxënësi duhet të ketë përvetësuar kompetencat e nivelit B1 të Kuadrit të përbashkët evropian të referencave për gjuhët. Libri i mësuesit përmban të gjitha orët mësimore të shtjelluara dhe të orientuara sipas një metode e cila përbëhet nga katër njësi. Dy njësitë e para kanë nga pesë mësime dhe dy të tjerat nga katër mësime (gjithsej 18 mësime për 90 orë). Pas çdo njësie bëhet një përsëritje në rubrikën Revision me ushtrime mbi temat kryesore leksiko-gramatikore. Çdo mësim përbëhet nga katër rubrika: 1. Lexim dhe përpunim teksti, 2 .Gramatikë, 3. Komunikim i ndarë në dy pjesë, 4. Civilizim, të cilat janë ndarë mjaft qartë dhe e ndihmojnë mësuesin që ta organizojë çdo mësim në pesë orë.