Tekst Shkollor / Liber Mesuesi / 12 /

Gjuhe shqipe dhe letersi 12 / LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-74-9
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 200
Përshkrimi

Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-74-9
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 183
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit "Gjuhë shqipe dhe letërsi 12" do t'i shoqërojë mësuesit gjatë gjithë vitit shkollor sepse është konceptuar në mënyrë të tillë që t'u shërbejë në organizimin e orës mësimore në formën e një ditari. Autorja ka përdorur shumë metoda të mësimdhënies interaktive. Të gjitha temat mësimore kanë objektivat dhe mënyrën e organizimit të orës mësimore. Metodat e përdorura: Klaster, stuhi mendimesh, insert, shpjegim, diskutim, punë e pavarur etj. si këto janë një mjet i rëndësishëm për shtjellimin e koncepteve dhe përvetësimin e njohurive. Po kështu në libër ka shumë modele përgjigjesh për tema të caktuara apo komente që do të lehtësojnë punën e mësuesit në këtë lëndë.

Libri përmban planin mësimor të detajuar me shpërndarjen e të gjitha orëve mësimore dhe objektivat për çdo teme.

 

 

Ekonomia 12 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Ekonomi
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-68-8
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 71
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Ekonomia 12 është një udhëzues për mësuesin qe e ndihmon atë gjatë procesit të mësimdhënies. Autorja e këtij libri synon që mësuesi dhe nxënësi të jenë bashkautorë të orës së mësimit, për këtë ajo përdor shumë metoda interaktive të mësimdhënies.

Libri përmban objektivat e arritjes për secilën temë të librit të nxënësit të ndërtuara në tri nivele: në nivelin bazë, të mesëm dhe të lartë. Po kështu autorja ka shpjeguar me detaje metodat e mësimdhënies, ka dhënë disa mënyra për vlerësimin e nxënësve, planin analitik dhe sintetik, modele mësimi, miniteste, teste për të gjithë kapitujt, harta e koncepteve për çdo linjë etj.

Në këtë libër mësuesit do të gjejnë edhe shumë modele mësimore si dhe planin mësimor të detajuar i cili ndihmon në orientimin e drejtë të realizimit të të gjitha objektivave për këtë lëndë.