Tekst Shkollor / Liber Mesuesi / 10 /

Kimia 10 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Kimi
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-70-1
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 79
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Kimia 10 është një libër që shërben për të ndihmuar mësuesin gjatë procesit të mësimdhënies. Libri përmban objektivat për çdo temë mësimore të hartuara këto në bazë nivelesh të cilat janë pasqyruar edhe në planin mësimor të kësaj lënde. Temat mësimore që autorët i kanë vlerësuar si më specifiket i kanë shpjeguar më thjesht tek libri i mësuesit. Në libër jepen edhe ushtrime të zgjidhura që mund të zhvillohen gjatë orëve të ushtrimeve, ushtrime për kapitullin apo problema të zgjidhura. Po kështu në libër janë evidentuar nëpërmjet rubrikës fjalë kyçe të gjitha konceptet e reja që do të marrin nxënësit gjatë gjithë ciklit mësimor të klasës së dhjetë.

 

 

Fizika 10 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Fizikë
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-71-8
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 95
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Fizika 10  është një përpjekje serioze për t'ju ofruar mësuesve një orientim metodik për mësimdhënien e lëndës së Fizikës. Në këtë libër jepen shumë orë model për zhvillimin e temave mësimore të librit të nxënësit. Gjithashtu sugjerohet edhe metodika e zgjidhjes së ushtrimeve të fizikës e cila ka për qëllim t'u mësojë nxënësve të arsyetojnë, të mendojnë, t'i ushtrojnë njohuritë teorike të fituara.

Plani mësimor është hartuar i detajuar me të gjitha temat mësimore të shtjelluara si dhe objektivat për cdo orë.

Po kështu mësuesit do të gjejnë disa modele vlerësimi, modele projektesh, teste për vetëkontroll, veprimtari praktike, strategji të zgjidhjes së problemave, hartë konceptesh etj.

 

 

Qytetari 10 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Qytetari
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-31-5
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Qytetari 10 është një përpjekje modeste për t'ju ofruar një orientim metodik për mësimdhënien e lëndës së Qytetarisë. Ky botim është orientuar drejt filozofisë së arsimit, thelbi i së cilës është: "Mos i jepni nxënësit zgjidhje të gatshme, jepini atij një mekanizëm për të gjetur zgjidhje." Në punën tonë të përditshme ne përpiqemi të shmangim të mësuarit tradicional dhe ta fokusojmë mësimdhënien me në qendër nxënësin.

Në faqet që vijojnë do të gjeni përmbajtjen e temave të trajtuara si ditarë mësimorë.

Çdo temë është trajtuar në formë ditari duke përfshirë të gjithë elementet përbërës të tij.

Këto elementë janë: Tema; Objektivat; Fjalë kyçe; Struktura e mësimit; Metoda dhe veprimtaritë e nxënësit; Vlerësimi i nxënësit; Detyra e shtëpisë; Refleksionet.