Tekst Shkollor / Liber Mesuesi

Gjuhe shqipe dhe letersi 11 / LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-35-0
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 213
Përshkrimi

Gjuhe shqipe dhe letersi 12 / LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-74-9
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 200
Përshkrimi

Matematike 4 / LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Matematikë
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-078-3
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 74
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Matematika 4 është hartuar nga autorët e tekstit të nxënësit me qëllim për të dhënë disa metoda dhe sugjerime në organizimin e orës mësimore. Autorët Dituri Malaj dhe Gjovalin Daka janë metodistë me eksperiencë dhe duke u nisur nga ky fakt kanë dhënë disa modele që i ndihmojë mësuesit të realizojnë më mirë objektivat e arritjeve të të nxënit.

Po kështu libri përmban planin mësimor, i cili orienton në mënyrë të detajuar mësueset edhe me objektivat e arritjes si dhe realizimin e plotë të programit.

Disa modele testesh janë dhënë për tu përdorur për vlerësimin e dijeve të nxënësve në përfudim të semestrit apo vitit shkollor.

 

 

Edukata shoqërore 5 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-075-2
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

 

Ky libër vjen në ndihmë të mësuesve si një alternativë për të zhvilluar orët e mësimit të paraqitura në librin e nxënësit "Edukata shoqërore 5".

Libri i nxënësit ka personazhe që i shoqërojnë ata në çdo orë të mësimit, ka të kornizuar informacionin e ri dhe është i shoqëruar me rubrika të ndryshme, si diskutojmë së bashku; koncepte të reja; detyra etj. Diskutojmë së bashku: është një rubrikë që përmban skeda të ndryshme të ndërtuara me pyetje, të cilave nxënësit do t'u përgjigjen individualisht, në çift apo grup. Koncepte të reja në të cilat janë vendosur fjalë të reja të menduara që nuk janë të njohura më parë dhe për të pasuruar fjalorin. Detyra - Në këtë rubrikë nxënësit do zhvillojnë detyra në grup ose në bashkëpunim me prindërit. Libri përmban edhe programin lëndor si dhe objektivat e kapitujve të cilat janë vendosur në zhvillimin e mësimeve të secilit kapitull. Është paraqitur plani mësimor i mbështetur në temat mësimore të librit të nxënësit i planifikuar për 35 javë mësimore duke i lënë hapësirë dhe orëve të lira, mbështetur në programin sintetik të paraqitur në programin lëndor. Ora e mësimit në këtë libër është paraqitur me skemë, në të cilën janë të paraqitura: fazat e orës së mësimit, teknikat e metodat për veprimtaritë e nxënësve, objektivat sipas niveleve dhe koha për çdo etapë. Më pas vijon me mjetet mësimore, fjalët kyçe, zhvillimin e mësimit duke paraqitur në të ndarjen në tre etapa: parashikimi, ndërtimi i njohurive dhe përforcimi, si edhe metodat e teknikat për secilën prej tyre. Në fund jepet vlerësimi i nxënësve dhe detyrat.

 

 

Edukata shoqërore 2 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-074-5
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 92
Përshkrimi

 

Ky botim është organizuar duke u mbështetur në librin e nxënësit. Në të është paraqitur programi lëndor, plani vjetor për 35 javë duke u mbështetur në temat e librit. Në këtë udhëzues janë paraqitur 27 orë mësimore. Pjesa tjetër i takon orëve të lira të cilat mësuesi/ja do ti planifikojë 1/3 e orëve të lira për përforcim njohurish si dhe 2/3 për projekte, miniprojekte të ndryshme që planifikohen në lidhje me planin vjetor të klasës dhe të shkollës.

Mësimet janë paraqitur në formën e një plani ditor. Ky plan ditor paraqitet si një alternativë që mund ta shoqërojë mësuesen/in gjatë gjithë vitit shkollor. Planifikimet janë organizuar sipas metodës PNP në të cilin mësimi është i ndarë në tri faza: Parashikimi - Ndërtimi i njohurive - Përforcimi i njohurive. Objektivat e orës së mësimit janë përcaktuar duke u mbështetur në objektivat e programit lëndor, si dhe janë përshtatur me temën mësimore të ndarë në nivele sipas taksonomisë së Blumit, duke pasur parasysh dhe pjesën emocionale të fëmijëve, duke i shkrirë me objektivat e njohjes dhe objektivat afektivë.