Tekst Shkollor /

Anglisht 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-616-2-5
Çmimi: 382 lekë
Numri i faqeve: 116
Përshkrimi

Teksti i gjuhës anglezë për klasën e katërt është hartuar duke u bazuar në programin e miratuar nga MASH dhe është vijim i tekstit të klasës së tretë i hartuar nga i njëjti grup autorësh.

 

Teksti ka në qendër të vëmendjes nxënësin, i cili merr elemente të reja gjuhësore i vendosur në mjedise të ndryshme jetësore si në shkollë, familje, shoqëri etj. Për këtë qëllim janë ndërthurur shprehitë gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit e të shkruarit, nëpërmjet të cilave nxënësi e ka shumë të lehtë të mësojë gjuhën.
Një ndihmesë e madhe në përvetësimin e gjuhës së huaj është funksionimi i të mësuarit të fjalëve të reja me të gjitha elementet bazë të fjalës apo të shprehjeve, duke realizuar trajtimin fonetik mbas çdo mësimi dhe kuptimet gramatikore, leksikore mbas çdo kapitulli.

Anglisht 3 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-637-6-6
Çmimi: 257 lekë
Numri i faqeve: 56
Përshkrimi

Teksti “Up the ladder 3” shoqërohet me fletore pune, e cila është një mjet pune i rëndësishëm për të përforcuar njohuritë e marra në mësim. Nxënësit nëpërmjet fletores së punës ushtrohen në punë me shkrim. Ushtrimet janë krijuar në funksion të orës mësimore dhe njohurive që marrin në tekst.

Anglisht 3

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-637-3-5
Çmimi: 383 lekë
Numri i faqeve: 120
Përshkrimi


Teksti ju shërben fëmijëve për të marrë bazat e fillimit të mësimit të gjuhës së huaj. Në tekst ndërthuren të katër aftësitë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Nëpërmjet rubrikave ku jepet lënda gjuhësore janë ndërthurur edhe dialogë, lojra, vjersha e këngë, të cilat rritin interesimin e nxënësve dhe aftësitë e tyre intelektuale.
Teksti shoqërohet me fletoren e punës, librin e mësuesit dhe audiokasetë.

Gjuhë shqipe 2 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-32-2
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 72
Përshkrimi

Fletorja e punës është krijuar për t‘u ardhur në ndihmë nxënësve në plotësimin e njohurive të marra në tekstin mësimor. Fletorja është vazhdimësi e njohurive rreth gjuhës, në të është përdorur metoda ndërvepruese e të nxënit dhe përmban mjaft ushtrime të punës në grup.
Fletorja e punës synon të aftësojë nxënësit në shprehitë fillestare të njohurive gramatikore të gjuhës shqipe. Nxënësi mund të punojë në mënyrë autodidakte për të përforcuar njohuritë e marra nga teksti.