Tekst Shkollor /

Biologji dhe edukim shëndetësor 8 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-31-5
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 63
Përshkrimi

Pas studimit të tekstit mësimor, nxënësit kanë mundësi të bëjnë vetëvlerësimin e tyre duke u mbështetur në ushtrimet e fletores së punës. Për të gjitha temat mësimore janë hartuar ushtrime të llojeve të ndryshme me qëllim përforcimin e njohurive për: klasifikimin e qenieve të gjalla, viruset dhe monerët, protistët dhe kërpudhat, bimët, mbretërinë shtazore, mbi historinë e jetës në tokë. Po kështu, mjaft ushtrime praktike i janë kushtuar temës së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Aftësim teknologjik 7 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-75-9
Çmimi: 200 lekë
Numri i faqeve: 56
Përshkrimi

Duke u mbështetur në tekstin mësimor, autorja ka krijuar mjaft ushtrime dhe eksperimente të cilët e ndihmojnë nxënësin të përforcojë njohuritë e marra. Pas përvetësimit të njohurive bazë, nxënësit mund të provojnë veten edhe në rubrika si “E vërtetë apo e gabuar”, “Imagjinoni”, “Argumentoni” etj., të krijuara në çdo kapitull duke bërë kështu edhe vetëvlerësimin mbi saktësinë e njohurive të marra. Ushtrimet e hartuara ngacmojnë imagjinatën dhe aftësitë krijuese të nxënësve duke ju dhënë mundësi për të punuar në mënyrë krijuese.

Aftësim teknologjik 6 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-10-0
Çmimi: 200 lekë
Numri i faqeve: 52
Përshkrimi

Duke u mbështetur në tekstin mësimor, autorja ka krijuar mjaft ushtrime dhe eksperimente të cilat e ndihmojnë nxënësin të përforcojë njohuritë e marra. Pas përvetësimit të njohurive bazë nxënësit mund të provojnë veten edhe në rubrika si “E vërtetë apo e gabuar”, “Imagjinoni”, “Argumentoni” etj. të krijuara në çdo kapitull duke bërë kështu edhe vetëvlerësimin mbi saktësinë e njohurive të marra. Ushtrimet e hartuara ngacmojnë imagjinatën dhe aftësitë krijuese të nxënësve duke ju dhënë mundësi për të punuar në mënyrë krijuese.

Biologji dhe edukim shëndetësor 6 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-01-8
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 64
Përshkrimi

Pas studimit të tekstit mësimor, nxënësit kanë mundësi të bëjnë vetëvlerësimin e tyre duke u mbështetur në ushtrimet e fletores së punës. Për të gjitha temat mësimore janë hartuar ushtrime të llojeve të ndryshme me qëllim përforcimin e njohurive mbi: vendbanimin e gjallesave, lidhjet ushqimore, jetën në mjediset ujore dhe tokësore, njeriun dhe mjedisin etj.
Teksti përmban përgjigjet e ushtrimeve në fund të çdo kapitulli

Edukim muzikor 5 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-74-2
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 48
Përshkrimi

Të gjitha njohuritë që nxënësi merr në tekstin mësimor, ka mundësi që t’i përforcojë nëpërmjet fletores së punës ku ka shumë ushtrime muzikore dhe këngë të reja. Nxënësi duke punuar me fletoren e punës, do të mësojë të këndojë; të dallojë tingujt dhe zhurmat, si dhe ritmin me dy, tri dhe katër goditje. Po kështu, në këtë fletore nxënësit do të mësojnë të ndërtojnë vegla të ndryshme muzikore dhe të njihen me ndërtimin dhe vijën melodike. Në fletore ka mjaft ushtrime praktike ku nxënësit kanë mundësi të provojnë veten dhe të aftësohen në njohjen e instrumenteve muzikore. Po kështu, çdo temë mësimi është e interpretuar edhe në CD.

Fletorja e punës shoqërohet me CD.