Liber

Trashëgimia kulturore evropiane 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-14-5
Çmimi: 264 lekë
Numri i faqeve: 157
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Trashëgimi kulturore evropiane 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky tekst synon të zhvillojë tek nxënësit njohjen dhe aftësimin me: konceptet bazë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore; njohuri mbi Evropën: kushtet natyrore që mundësuan pasurinë e madhe të trashëgimisë natyrore të saj; popullimin e hershëm dhe veprimtarinë intensive jetësore dhe ekonomike të popullsisë në Evropë në tërësi dhe rajonit të Evropës juglindore dhe mesdhetare në veçanti, rolin e tyre në trashëgiminë shumë të pasur kulturore të këtij kontinenti; sitet evropiane më interesante të listës së trashëgimisë evropiane; vlerat dhe kategoritë e kësaj trashëgimie; rrugët e mbrojtjes të kësaj trashëgimie: mbështetjen ligjore dhe institucionale ndërkombëtare (Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor të Parisit, 20 tetor 2005) dhe kombëtare; me identifikimin e vlerave të kategorive të ndryshme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore; mënyrat dhe rrugët e shfrytëzimit të tyre për qëllime studimore, formuese qytetare e edukuese dhe turistike të trashëgimisë natyrore e kulturore.

Ezopi

Lloji: Libër
Lënda:
Klasa:   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-05-3
Çmimi: 500 lekë
Numri i faqeve: 80
Përshkrimi

“Ezopi në shqip dhe anglisht” është një mundësi më shumë që nëpërmjet fabulave, nxënësit të mësojnë fjalë dhe shprehje të reja në gjuhën angleze, si dhe proverba, të cilat janë përgjithësim i mençurisë njerëzore në shekuj. Libri përmban mjaft ushtrime, të cilat do t'i ndihmojnë nxënësit të ushtrohen në përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të reja si dhe të përforcojnë njohuritë gramatikore të mësuara në programin shkollor.Mesazhi që përcjellin fabulat e Ezopit janë po aq bashkëkohore sa kanë qenë edhe shekuj më parë. Të shprehura në një mënyrë të thjeshtë, ato shërbejnë si kujtesë e vlerave morale më të mira dhe theksojnë rëndësinë që njeriu të sillet mirë dhe të bëjë të mira në këtë jetë.Pra, mbani mend dhe vini në jetë mësimet e Ezopit në fabulat e këtij libri, me qëllim që të bëheni të mirë për veten, familjen tuaj dhe për të gjithë shoqërinë.

Biologji 4 | natyror

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 99943-916-6-6
Çmimi: 266 lekë
Numri i faqeve: 162
Përshkrimi

Tematika
Gjenetika e njeriut – ndryshimet strukturore kromozomike, harta gjenetike e njeriut, gjenetika, ligji dhe bioetika, etj.
Antropologjia – objekti i antropologjisë, paraardhësit e njeriut modern, qytetërimet e hershme, antropologjia e shqiptarëve
Veprimtaria nervore  - organizimi i përgjithshëm i sistemit nervor qendror, cikli gjumë zgjim, kujtesa, etj.
Etologjia – shkenca e sjelljeve, komunikimi në botën shtazore, sjelljet riprodhuese, etologjia humane, etj.
Biosfera dhe mjedisi – struktura e ekosistemeve; biomet e ujrave të ëmbla, të kripura, ekosistemet pyjore, etj.
Njeriu dhe mjedisi – roli i njeriut në biosferë, burimet natyrore, biodiversiteti dhe roli i tij për njeriun, pasuritë energjitike, ujore; shoqëria dhe problemet e mjedisit, etj.

Fizikë 4 | natyror

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Fizikë
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-37-7
Çmimi: 435 lekë
Numri i faqeve: 400
Përshkrimi

Në të tekst, nxënësit do të njihen me faktet më të rëndësishme, dukuritë fizike dhe eksperimentale, konceptet, ligjet e teoritë bazë, si dhe metodat e studimit që kanë të bëjnë me lëvizjen e grimcave në fushën e forcave, fizikën molekulare dhe termodinamikën, teorinë e relativitetit, fizikën kuantike, bërthamore dhe grimcave elementare, astrofizikën.
Nëpërmjet studimit të tekstit, nxënësit do të kenë mundësi të përshkruajnë e të shpjegojnë dukuritë kryesore që kanë të bëjnë me lëvizjen e trupave afër Tokës dhe në fushën e gravitetit të saj, lëvizjen e ngarkesave në fushën elektrike dhe magnetike, gazet idealë dhe realë, shpërndarjen e molekulave sipas shpejtësive, shpërndarjen e energjive, entropinë, hapësirën dhe kohën në sistemin e Njutonit, hapësirën dhe kohën në teorinë e Ajnshtajnit, dinamikën relativiste, lakueshmërinë e hapësirës, trupin absolutisht të zi, fotoefektin, efektin Kompton etj. Gjithashtu, nxënësit do të mësojnë të shpjegojnë parimet dhe ligjet kryesore si parimin e pavarësisë së lëvizjeve, ligjin e gravitetit, teoremën e Gausit, teoremën e Amperit, ligjet e Keplerit, shpërndarjen e Maksuellit të shpejtësive të molekulave, parimin e parë dhe të dytë të termodinamikës, ligjin e tërheqjes së gjithësishme, parimin klasik të relativitetit, shndërrimet e Lorencit etj.

Fizikë 4 | shoqëror

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Fizikë
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-38-4
Çmimi: 208 lekë
Numri i faqeve: 194
Përshkrimi

Nxënësit e vitit të katërt gjimnaz, nëpërmjet tekstit të fizikës do të kenë mundësi të aftësohen në dukuritë fizike dhe eksperimentale, konceptet, ligjet e teoritë bazë, si dhe metodat e studimit që kanë të bëjnë me mekanikën dhe termodinamikën, teorinë e relativitetit, fizikën kuantike, bërthamore dhe grimcave elementare, astrofizikën.
Po kështu, nëpërmjet përvetësimit të teorisë do të kenë mundësi të zbatojnë në praktikë njohuritë nga mekanika dhe termodinamika, teoria e relativitetit, fizika kuantike, bërthamore dhe grimcave elementare, astrofizika, nga ekuacionet dhe ligjet themelore të tyre për të zgjidhur detyrat njehsuese, cilësore e eksperimentale që lidhen me problemin themelor e probleme të veçanta si: njehsimi i kohës së fluturimit, lartësisë maksimale të ngjitjes, distancës horizontale të fluturimit të trupit që hidhet me kënd me horizontin; nxitimit të trupit në sisteme joinercialë; entropisë; gjatësisë, masës, shpejtësisë, impulsit, energjisë dhe kohës sipas teorisë së relativitetit; gjatësisë së valës së De Brojlit etj.