Liber Mesuesi

Aftësim Teknologjik 6-7 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-6-34-3
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 136
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit aftësim teknologjik 6-7 është një libër që shoqëron librin e nxënësit dhe është konceptuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë të gjithë përdoruesit e librit në mënyrë që mos hasen pengesa gjatë zhvillimit të procesit mësimor. Ai ndihmon dhe orienton veçanërisht mësuesin dhe e paralajmëron për rreziqet gjatë zhvillimit te eksperimenteve që do të zhvillohen tek libri i nxënësit. 

 

 

Gjuha shqipe dhe letersia 11 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-35-0
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 213
Përshkrimi

 

Libri udhëzues metodik Gjuhë shqipe dhe letërsi 11 është një libër që shoqëron librin e nxënësit dhe është konceptuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë të gjithë përdoruesit e librit drejt një orientimi studimor të tekstit shkollor. Ai është konceptuar për të ndihmuar mësuesit në zgjerimin e këndvështrimeve alternative për tekstet studimore. Në këtë libër gjenden përgjigjet e gjithë pyetjeve të librit të nxënësit.

 

 

Kimia 7, 8, 9 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Kimi
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-31-2
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 95
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Kimia 7-8-9 është një përpjekje modeste për t'ju ofruar një orientim metodik për mësimdhënien e lëndës së Kimisë. Në këtë libër jepen orë model për zhvillimin e temave mësimore të librit të nxënësit. Gjithashtu sugjerohet edhe metodika e zgjidhjes së ushtrimeve të kimisë që ashtu si lënda e matematikës dhe fizikës  ka për qëllim t'u mësojë nxënësve  të arsyetojnë, të mendojnë, t'i ushtrojnë njohuritë teorike të fituara.

 

 

Histori 9 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Histori
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-33-6
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 113
Përshkrimi

 

Në librin e mësuesit Historia 9 janë dhënë modele orë ditarësh në ndihmë të mësuesit. Këto modele janë hartuar në përputhje me metodat bashkëkohore të mësimdhënies.

Në këtë tekst jepen pothuajse në çdo orë teknika të reja të zhvillimit të orës së mësimit duke i dhënë mundësi të gjitha niveleve të nxënësve të aktivizohen në mësim.

Po kështu janë realizuar edhe 2 teste model, disa orë përsëritjesh, një orë e lirë, hartimi i objektivave të një kapitulli dhe disa tema orë të lira.

 

 

Qytetari 10 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Qytetari
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-31-5
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Qytetari 10 është një përpjekje modeste për t'ju ofruar një orientim metodik për mësimdhënien e lëndës së Qytetarisë. Ky botim është orientuar drejt filozofisë së arsimit, thelbi i së cilës është: "Mos i jepni nxënësit zgjidhje të gatshme, jepini atij një mekanizëm për të gjetur zgjidhje." Në punën tonë të përditshme ne përpiqemi të shmangim të mësuarit tradicional dhe ta fokusojmë mësimdhënien me në qendër nxënësin.

Në faqet që vijojnë do të gjeni përmbajtjen e temave të trajtuara si ditarë mësimorë.

Çdo temë është trajtuar në formë ditari duke përfshirë të gjithë elementet përbërës të tij.

Këto elementë janë: Tema; Objektivat; Fjalë kyçe; Struktura e mësimit; Metoda dhe veprimtaritë e nxënësit; Vlerësimi i nxënësit; Detyra e shtëpisë; Refleksionet.