Liber

Edukatë shoqërore 2

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-12-4
Çmimi: 118 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

Nëpërmjet këtij teksti nxënësi do të jetë i aftë:
të përshkruajë mjedisin ku jeton, të njohë institucionet, komunitetin ku jeton;
të njohë të drejtat dhe detyrat e tij në shoqëri, në shkollë, në familje;
të kuptojë se si realizohen të ardhurat në jetën e përditshme dhe si përftohen të mirat materiale; të njohë rregullat që e ndihmojnë atë në jetën e përditshme, siç janë: rregullat e qarkullimit rrugor, rregullat në lojë, si të kujdeset për veten në mjedise të ndryshme, etj.
Nëpërmjet situatave të ndryshme problemore nxënësi do të ketë mundësi të zhvillojë aftësitë krijuese si dhe mund të japë mendimin e tij mbi ngjarje të ndryshme.

Gjuhë shqipe 2

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-13-1
Çmimi: 408 lekë
Numri i faqeve: 224
Përshkrimi

Mësimi i gjuhës shqipe në klasën e dytë synon ta aftësojë nxënësin:
të përdorë saktë gjuhën amtare;
të hyjë në komunikim me të tjerët;
të transmetojë mendime nëpërmjet të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit;
të përfitojë dhe pasqyrojë përvoja gjuhësore të larmishme, nëpërmjet të cilave pasqyrohen imagjinata dhe ndjenjat rreth dukurive të jetës dhe të botës që e rrethon;
të shprehë aftësi dhe qëndrime për zhvillimin e tij gjuhësor dhe intelektual.
Teksti përmban përralla, tregime, vjersha, gjëegjëza, krijimtari të autorëve të njohur, vendas e të huaj, të cilat i shërbejnë nxënësit për të mësuar gjuhën shqipe, por edhe për të njohur letërsinë për fëmijë.
Teksti shoqërohet me fletore pune.

Matematikë 2

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-02-5
Çmimi: 252 lekë
Numri i faqeve: 120
Përshkrimi

Programi i matematikës për klasën e dytë i jep mundësi nxënësve të zgjerojnë dhe thellojnë njohuritë e marra në klasën e parë. Në këtë nivel nisin të formohen shprehitë matematikore që përdoren në vazhdimësi, jo vetëm gjatë periudhës shkollore, por edhe në situata të ndryshme të jetës së përditshme. Thuajse gjatë gjithë vitit shkollor nxënësit do të njihen me koncepte të reja, të cilat do t’i rimarrin për të thelluar njohuritë e tyre.
Në përgjithësi, për të mësuar matematikë, nxënësi do të zgjidhë problema, do të arsyetojë në veprimet me numrat, do të përdorë logjikën në mënyrën e zgjidhjes së ushtrimeve me shkallë vështirësie të ndryshme, do të plotësojë problema, diagrama etj. Po kështu, në këtë tekst nxënësi do të marrë njohuritë e para të gjeometrisë, do të njihet me situata probabilitare, do të mësojë të përdorë diagramën etj.

Matematikë 3

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-04-9
Çmimi: 318 lekë
Numri i faqeve: 184
Përshkrimi

Numri, matja, gjeometria, algjebra dhe funksioni, mbledhja dhe përpunimi i të dhënave, probabiliteti, këto janë linjat kryesore në të cilat është bazuar autorja për hartimin e tekstit. Të gjitha këto synojnë zhvillimin e aftësisë së nxënësve për të vrojtuar, për të shpjeguar, për të nxjerrë përfundime, për të argumentuar veprime matematikore.
Zbulimi i cilësive të përbashkëta të një grupi sendesh, klasifikimi i një grupi objektesh sipas cilësive të përbashkëta (jo më shumë se dy); mbledhja e të dhënave nga mjedise të njohura dhe klasifikimi e diskutimi rreth tyre; interpretimi i tabelave dhe diagrameve të gatshme, lojëra dhe eksperimente të thjeshta që lejojnë të gjykohet nëse një ngjarje mund të ndodhë ose jo; përdorimi i shprehjeve: ka mundësi, nuk ka mundësi, mbase ose i të tjerave të ngjashme me to janë koncepte që shtjellohen me kujdes përgjatë gjithë tekstit mësimor.

Anglisht 3

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-637-3-5
Çmimi: 383 lekë
Numri i faqeve: 120
Përshkrimi


Teksti ju shërben fëmijëve për të marrë bazat e fillimit të mësimit të gjuhës së huaj. Në tekst ndërthuren të katër aftësitë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Nëpërmjet rubrikave ku jepet lënda gjuhësore janë ndërthurur edhe dialogë, lojra, vjersha e këngë, të cilat rritin interesimin e nxënësve dhe aftësitë e tyre intelektuale.
Teksti shoqërohet me fletoren e punës, librin e mësuesit dhe audiokasetë.