9

Histori 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Histori
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-12-4
Çmimi: 261 lekë
Numri i faqeve: 148
Përshkrimi

Teksti përmban njohuri të përgjithshme mbi historinë e Shqipërisë.
Nëpërmjet tij nxënësi do të jetë i aftë të renditë ngjarje, fakte, zhvillimet më të rëndësishme historike, ekonomike, sociale e politike; të përdorë me përpikmëri terminologjinë e ngjarjeve dhe fenomeneve historike të zhvillimeve në periudha të ndryshme historike të Shqipërisë. Përmes temave të shtrira në një periudhë kohore që nga fillesat e para të historisë deri në ditët e sotme, nxënësi do të një njihet me:
Paraardhësit e shqiptarëve;
Shtetet ilire;
Shqipëria në Perandorinë Bizantine;
Epoka e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut;
Vendosja e sundimit osman në trojet shqiptare;
Rilindja Kombëtare Shqiptare;
Rritja e Lëvizjes Kombëtare dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë;
Shqipëria dhe viset etnike në vitet 1912 – 1924;
Shqipëria gjatë regjimit të Ahmet Zogut;
Gjendja e shqiptarëve të Jugosllavisë e Greqisë 1925 – 1940;
Pushtimi fashist dhe lufta e popullit shqiptar kundër tij;
Shqipëria gjatë regjimit komunist;
Shqiptarët në Jugosllavi dhe botë pas Luftës së II Botërore;
Rënia e Regjimit komunist dhe Fitorja e demokracisë.

Gjuhë angleze 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-18-6
Çmimi: 494 lekë
Numri i faqeve: 110
Përshkrimi

Teksti i “Anglisht 9” shënon fundin e ciklit të mësimit të anglishtes në arsimin 9-vjeçar dhe si i tillë në tekst jepen mjaft elemente të kulturës dhe qytetërimit anglosakson. Në aparatin metodik ushtrimet janë hartuar duke patur parasysh vështirësitë e nxënësit shqiptar për mësimin e gjuhës angleze. Teksti përmban shumë elemente të kulturës shqiptare. Nxënësi në këtë tekst ka mundësi të punojë në mënyrë të pavarur dhe krijuese, do të aktivizohet që të kërkojë edhe në internet si një mundësi më shumë për të marrë njohuri të reja.

Gjuhë angleze 9 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-19-3
Çmimi: 357 lekë
Numri i faqeve: 48
Përshkrimi

Në fletoren e punës nxënësi ka mundësi të punojë i pavarur. Ushtrimet janë të larmishme, nxitin mendimin krijues, zhvillojnë imagjinatën dhe shprehitë e të shkruarit. Nëpërmjet ushtrimeve nxënësi arrin të vetëvlerësohet për njohuritë e marra.
Mënyra e konceptimit të gramatikës është bashkëkohore duke synuar në aspektet praktike të gjuhës

Gjuhë frënge 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-22-3
Çmimi: 516 lekë
Numri i faqeve: 128
Përshkrimi

“Le Français en 9” është një metodë e thjeshtë për t’u përdorur dhe shumë bashkëkohore. Tematikat janë të larmishme dhe interesante, si për moshën e nxënësve ashtu edhe për qëllimin e formimit të tyre gjuhësor.

 

Metoda përbëhet nga katër rubrika:
Lexim dhe përpunim teksti,
Gramatikë,
Komunikim,
Civilizim.

 

Teksti përmban disa përsëritje në rubrikën “Revision” me ushtrime mbi temat kryesore leksiko-gramatikore.
Në këtë metodë nxënësi ka mundësi të marrë njohuri të shumta kulturore, të cilat janë në funksion të programit mësimor.

Gjuhë frënge 9 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-23-0
Çmimi: 357 lekë
Numri i faqeve: 62
Përshkrimi

Fletorja e punës përmban shumë ushtrime, të cilat janë në funksion të procesit mësimor dhe i krijojnë mundësi nxënësve të përforcojnë njohuritë e marra në tekst. Në mënyrë të veçantë ato janë në funksion të gramatikës dhe japin mundësi të punojnë me shkrim. Nëpërmjet të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit nxënësi do të përforcojë njohuritë gjuhësore për të komunikuar natyrshëm në gjuhën frënge.