8

Biologji dhe edukim shëndetësor 8

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 99978-99956-616-4-9
Çmimi: 237 lekë
Numri i faqeve: 130
Përshkrimi

Ky tekst është hartuar pë t’iu ardhur ndihmë të mësuesve, specialistëve të arsimit prindërve, nxënësve etj. Mësimi i tekstit Biologjia 8 do të ndikojë në formimin e përgjithshëm intelektual të çdo nxënësi duke realizuar mënyrën shkencore të njohjes. Ai gjithashtu do të realizojë përdorimin e koncepteve shkencore në situata të jetës së  përditshme, duke mundësuar që nxënësit të përftojnë sjellje për të bërë zgjedhje për një jetë të shëndetshme, në mënyrë të veçantë lidhur me rimarrjen e problemeve për parandalimin e SST-ve, HIV-in, SIDA-n dhe hepatitin B. Teksti shërben në krijimin e marrëdhënieve harmonike ndërmjet nxënësve dhe natyrës. Gjatë punës me tekstin nxënësit merren gjithnjë e më shumë me çështje që përmbajnë kërkesa që kërkojnë zbatim, që kërkojnë si kusht paraprak të menduarit e përgjithshëm dhe logjik, duke përdorur njohuritë bazë të biologjisë.

Biologji dhe edukim shëndetësor 8 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-31-5
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 63
Përshkrimi

Pas studimit të tekstit mësimor, nxënësit kanë mundësi të bëjnë vetëvlerësimin e tyre duke u mbështetur në ushtrimet e fletores së punës. Për të gjitha temat mësimore janë hartuar ushtrime të llojeve të ndryshme me qëllim përforcimin e njohurive për: klasifikimin e qenieve të gjalla, viruset dhe monerët, protistët dhe kërpudhat, bimët, mbretërinë shtazore, mbi historinë e jetës në tokë. Po kështu, mjaft ushtrime praktike i janë kushtuar temës së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Anglisht 8

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-916-9-1
Çmimi: 426 lekë
Numri i faqeve: 116
Përshkrimi

Teksti është hartuar në përputhje me planin mësimor të miratuar nga MASH. Mësimi i gjuhës angleze në këtë klasë synon të përforcojë dhe të thellojë njohuritë e fituara në vitet e mëparshme duke ndihmuar në formimin e përgjithshëm të nxënësve nga ana gjuhësore, kulturore dhe intelektuale. Niveli gjuhësor rritet në mënyrë spirale duke përsëritur çka është zhvilluar në klasat e mëparshme dhe duke nxënë njohuri të reja në mënyrë të përshkallëzuar. Nëpërmjet tekstit nxënësit mund të punojnë në mënyrë të bashkëvepruar. Komunikimi është një element i rëndësishëm në këtë nivel, po kështu njohuritë gramatikore, ushtrimet gjuhësore (gramatikore e leksikore), janë pjesë e rëndësishme që do ti ndihmojë nxënësit të perfeksionojnë gjuhën angleze.

Anglisht 8 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-916-0-1
Çmimi: 346 lekë
Numri i faqeve: 64
Përshkrimi

Fletorja e punës është pjesë e rëndësishme e tekstit të gjuhës angleze. Të gjitha temat mësimore të tekstit janë pasqyruar në formën e ushtrimeve në fletoren e punës. Ato do ti shërbejnë nxënësit për të përforcuar njohuritë dhe për të zhvilluar aftësi të tilla si të lexuarit, të folurit, të shkruarit, të degjuarit.
Aparati metodik krijon mundësi që nxënësi të jetë në qendër të procesit mësimor, siguron baraspeshë ndërmjet veprimtarive individuale apo kolektive dhe i përshtatet zhvillimit moshor të nxënësve.

Ushtrime dhe problema - Kimi 8

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Kimi
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-47-6
Çmimi: 200 lekë
Numri i faqeve: 84
Përshkrimi


Fletorja e punës është hartuar për t’u ardhur në ndihmë nxënësve në përforcimin e njohurive në lëndën e kimisë së klasës së tetë.

 

Autori nëpërmjet zgjidhjes së ushtrimeve dhe problemave të tekstit mësimor Kimia 8 synon t’u ofrojë nxënësve mundësinë për t’u aftësuar në lëndën e kimisë.

 

Nëpërmjet tyre nxënësit do të ketë mundësi:
Të shpjegojnë dhe zgjidhin saktë ushtrime dhe problema me përqendrime të ndryshme.
Të aplikojnë me shkrim, diferencojnë emërtimet e përbërjeve sipas tre sistemeve.
Të kombinojnë nëpërmjet joneve (anione e katione) e të kompozojnë formula përbërjesh të ndryshme.
Të zhvillojnë modele e të përcaktojnë sasinë e joneve pjesëmarrëse në reaksion.
Të japin mendime të sakta për kalime nga njëra substancë në tjetrën.
Të shkruajnë saktë shpërbashkimin e përbërjeve kimike.
Të zgjidhin problema me shumë mënyra.