5

Dituri natyre 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-15-5
Çmimi: 238 lekë
Numri i faqeve: 128
Përshkrimi

Teksti jep njohuri të një niveli më të lartë se një vit më parë në fushën e shkencave të natyrës në katër drejtime: gjeografi, kimi, fizikë dhe biologji. Ai nxit mendimin krijues dhe i jep mundësi nxënësit të zgjerojë njohuritë e tij mbi: ujin, vlerat dhe rëndësinë e tij për jetën; sistemin diellor dhe yjet, planetët në tërësi, si krijohet tingulli dhe çfarë dëmesh na vijnë nga zhurmat, gjallesat dhe proceset e jetës, bimët - ndërtimin dhe funksionimin e tyre. Gjithashtu ilustrohet në të gjitha mësimet me foto mjaft të bukura ku nxënësi ka mundësi të konkretizojë njohuritë edhe nëpërmjet tyre.
Teksti shoqërohet me fletore pune.

Dituri natyre 5 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-29-2
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

Në fletoren e punës nxënësit do të kenë mundësi të provojnë veten dhe mund të bëjnë vetëvlerësimin mbi njohuritë e marra në tekstin bazë të Diturisë së natyrës 5. Fletorja përmban ushtrime për të gjitha temat mësimore të cilat janë ndërtuar me nivele të ndryshme vështirësie. Nxënësi mund të punojë në mënyrë individuale dhe të përforcojë njohuritë e marra në tekstin e Diturisë së natyrës 5.

Gjuhë angleze 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-20-9
Çmimi: 392 lekë
Numri i faqeve: 108
Përshkrimi

Në hartimin e këtij teksti janë pasur parasysh veçoritë psikologjike të moshës. Mësimet e para janë konceptuar edhe për nxënësit fillestarë, si dhe për të rimarrë njohuritë e përfituara nga klasa e tretë dhe e katërt. Teksti është krijuar për të marrë njohuri, jo vetëm në anën gjuhësore nëpërmjet ushtrimeve të ndryshme, por edhe nëpërmjet ilustrimeve, të cilat janë në funksion të tekstit. Në tekst ndërthuren të katër aftësitë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, në funksion të një qëllimi të vetëm – mësimit të saktë të gjuhës angleze.

Gjuhë angleze 5 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-21-6
Çmimi: 262 lekë
Numri i faqeve: 52
Përshkrimi

Në fletoren e punës rimerren njohuritë e mësuara në tekst. Në disa rubrika nxënësit i jepet mundësia të punojë në mënyrë të pavarur duke u ndihmuar edhe nga ilustrime shumë të bukura. Në krijimin e tekstit janë marrë parasysh të gjithe elementet: pamore, dëgjimore, të shkruar, etj. për të pasur perceptim të plotë të dëgjimit të fjalës. Rimarrja e tyre e herëpashershme do ta ndihmojnë nxënësin të mësojë saktë gjuhën angleze.

Edukatë shoqërore 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-01-8
Çmimi: 125 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

Teksti mësimor “Edukata shoqërore 5” është hartuar duke u mbështetur në pesë linja të rëndësishme: familja, komuniteti, qeverisja, edukimi rrugor dhe edukimi ekonomik. Nëpërmjet tyre fëmijët do të arrijnë të zhvillojnë aftësitë intelektuale të domosdoshme për të kuptuar, për të analizuar dhe për të zbatuar në praktikë idetë, detyrat dhe përgjegjësitë që u takojnë në mjedisin shoqëror ku jetojnë.
Tematika e tekstit i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe përfshirjen e tyre në zgjidhjen e problemeve të komunitetit ku bëjnë pjesë.
Teksti përmban mjaft veprimtari praktike përmes të cilave nxënësit do të aftësohen jo vetëm për të vetëvepruar, por edhe për të punuar në grupe.