11

Sociologji 11 | ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Sociologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-10-7
Çmimi: 268 lekë
Numri i faqeve: 156
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Sociologjia 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Gjatë punës me tekstin nxënësi do të aftësohet që: Mbi bazën e njohurive të marra të veprojnë në situata konkrete në komunitet dhe shoqëri; Të shpjegojë aspektet kryesore të funksionimit të shoqerisë mbi bazën e koncepteve sociologjike; Të përshkruajë veçoritë specifike të fuksionimit të shoqerisë  shqipëtare të ditëve tona; Të përdorin njohuritë sociologjike në zgjidhjen sa më racionale të problemeve të tyre të përditshme; Të integrohen në shoqëritë e tjera, në sisteme të tjera kulturore; Të krijojnë përvojën e vet sociologjike nëpermjet të menduarit kritik.

Psikologji 11 | ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Psikologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-11-4
Çmimi: 268 lekë
Numri i faqeve: 164
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën Psikologjia 11, është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky tekst synon t’u japë nxënësve njohuritë dhe t’u zhvillojë permes tyre ndërgjegjësime të domosdoshme për të kuptuar vetveten dhe të tjerët, t’u japë nxënësve mundësinë për të ndikuar në marrëdhëniet e tyre me veten dhe me të tjerët, të zhvillojë aftësitë dhe prirjet për respektimin e diversitetit, si kusht për mirëqenien vetjake e sociale dhe për zhvillimin e potencialit njerëzor.
Standartet e pëmbajtjes së lëndës së psikologjisë përfshijnë tri elemente të ndërlidhura: informacionin, aftësitë për aplikimin e tij dhe qëndrimet jetësore. Të marra së bashku këto elemente përbëjnë bazën për formimin personal dhe për rrjedhojë edhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve të pasqyrojë nevojën për të vlerësuar shkallën e përvetësimit të këtyre tri elementeve nga nxënësit.

Histori e arteve 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Histori arti
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-9956-93-15-2
Çmimi: 149 lekë
Numri i faqeve: 98
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën Historia e arteve 11, është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky tekst synon të plotësojë formimin kulturor të nxënësve, me anë të njohjes së arteve, përmes veprave të ndryshme, ku do të shpjegojnë zhvillimin historik dhe kulturor në periudha të ndryshme, duke u ndalur në veprat dhe autorët që bënë epokë.
Programi i historisë së arteve është strukturuar në 4 linja që vijë njëra pas tjetrës, ku sasia e orëve mësimore për secilën linjë është rekomanduese

Etika e të ushqyerit 11 | ZL

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-07-7
Çmimi: 153 lekë
Numri i faqeve: 78
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Etika e të ushqyerit 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Nëpërmjet këtij teksti nxënësi do të jetë i aftë: të dallojë evolucionin e konsumit të ushqimit; të vlerësojë ndikimin e faktorëve të ndryshëm në sjelljen ndaj ushqimit; të dallojë ndikimin e globalizimit në sjelljen ndaj ushqimit; të shpjegojë kuptimin për sigurinë ushqimore; të dallojë mënyrat e klasifikimit të ushqimeve sipas kodit dhe kategorive evropiane; të dallojë kuptimin për cilësinë ushqimore; të tregojë kuptimin për kodin e vijëzuar në etiketat e ushqimeve; të zbatojë rregullat e etikës në tavolinë; të përshtasë ushqimin me pijet në një menu sipas rregullit; të zbatojë rregullat e etikës në pritje, bankete, bufe etj.; të përgatisë pije të thjeshta mikse në bar për raste të ndryshme.

Trashëgimia kulturore evropiane 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-14-5
Çmimi: 264 lekë
Numri i faqeve: 157
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Trashëgimi kulturore evropiane 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky tekst synon të zhvillojë tek nxënësit njohjen dhe aftësimin me: konceptet bazë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore; njohuri mbi Evropën: kushtet natyrore që mundësuan pasurinë e madhe të trashëgimisë natyrore të saj; popullimin e hershëm dhe veprimtarinë intensive jetësore dhe ekonomike të popullsisë në Evropë në tërësi dhe rajonit të Evropës juglindore dhe mesdhetare në veçanti, rolin e tyre në trashëgiminë shumë të pasur kulturore të këtij kontinenti; sitet evropiane më interesante të listës së trashëgimisë evropiane; vlerat dhe kategoritë e kësaj trashëgimie; rrugët e mbrojtjes të kësaj trashëgimie: mbështetjen ligjore dhe institucionale ndërkombëtare (Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor të Parisit, 20 tetor 2005) dhe kombëtare; me identifikimin e vlerave të kategorive të ndryshme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore; mënyrat dhe rrugët e shfrytëzimit të tyre për qëllime studimore, formuese qytetare e edukuese dhe turistike të trashëgimisë natyrore e kulturore.