11

Matematikë 11 | ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-08-4
Çmimi: 274 lekë
Numri i faqeve: 168
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Matematika 11” ( me zgjedhje të detyruar ) është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Ky tekst është i ndarë në 8 module nëpërmjet  të cilave nxënësi përforcon njohuritë e marra vite më parë por njëkohësisht merr dhe njohuri të reja të patrajtuar më parë. Këto janë: trigonometria, njohuri të përgjithshme për funksionet, matrica përcaktorë, gjeometria në hapësirë vektorë dhe drejtëza, shumëfaqësha dhe trupa të rrumbullakët, gjeometria në hapësirë, plani dhe drejtëza në hapësirë, statistikë, matematika diskrete: induksioni matematik. Numërimi. Nxënësi gjithashtu vihet të punojë në mënyrë të pavarur nëpërmjat ushtrimeve që ndodhen në fund të çdo mësimi.

Matematikë 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-06-0
Çmimi: 412 lekë
Numri i faqeve: 260
Përshkrimi

Teksti shkollor “Matematika 11” u drejtohet nxënësve të shkollave të mesme të cilët kanë përzgjedhur të studiojnë lëndën e matematikës në një stad më të avancuar. Ky libër ndahet në 10 module të cilat janë: Këto module janë: trigonometria, njohuri të përgjithshme për funksionet, sjellja asimptotike: limitet e funksioneve, gjeometria në plan vektorë dhe drejtëza, gjeometria në hapësirë drejtëza dhe plane, shumëfaqësha dhe trupa të rrumbullakët, statistikë dhe analizë të dhënash, propabilitete dhe problema, numërimi, matematikë në jetën e përditshme, fjalor dhe pohime të logjikës. Nxënësi gjithashtu vihet të punojë në mënyrë të pavarur nëpërmjet ushtrimeve që ndodhen në fund të çdo mësimi.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda:
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-12-1
Çmimi: 439 lekë
Numri i faqeve: 304
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Gjatë punës me tekstin nxënësit rishikojnë: gjuhën dhe pasurinë e saj, pasurinë leksikore dhe hijeshinë e strukturave sintaksore, arkaizmat dhe neologjizmat; gjuhën në një krijim epik; gjuhën e satirës; karakterin metaforik të gjuhës artistike; dialektet-gjuha letrare dhe prurjet gjuhësore letrare; shkrimin vlerësues, argumentues-shkencor; drejtshkrimin dhe pikësimin; aftësinë e kërkimit, e përzgjedhjes, e shfrytëzimit të burimeve.

 

Libri motivon dhe stimulon punën në grupe në formën e projektit dhe kërkimeve, si dhe aftëson punën individuale dhe zhvillon të menduarin kritik të nxënësve. Ky tekst nuk i drejtohet vetëm nxënësve, por gjithsecilit që synon të ridimensionojë aftësitë shkruese, analitike, sintetizuese dhe kulturologjike.

Biologji 11 | ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-09-1
Çmimi: 274 lekë
Numri i faqeve: 152
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Biologjia 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky tekst synon që nxënësi të zhvillojë kuptimet mbi lidhjet ndërmjet organizmit të qelizave në inde dhe të organizimit të indeve në organe, ku struktura dhe funksionet e organeve përcaktojnë lidhjet e tyre brenda sistemeve trupore të një organizmi, në të cilin homeostaza i lejon atij të realizojë funksionet bazë.

Biologji 11-Ushtrime dhe pune laboratori

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-17-6
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 72
Përshkrimi

Duke u mbështetur në tekstin mësimor, autori ka hartuar mjaft ushtrime të cilat i vijnë në ndihmë nxënësve në përforcimin e njohurive mbi lëndën e biologjisë. Për të gjitha temat mësimore ka ushtrime të niveleve të ndryshme. Po kështu, në tekst ka punë laboratori të cilat plotësojnë spektrin mësimor dhe aftësojnë nxënësit në praktikë pasi kanë përvetësuar në njohuritë mësimore.

Tematika e punëve të laboratorit
Tkurrja e muskulit të pulpës së bretkosës
Tretja në gojë
Qarkullimi i gjakut tek bretkosa
Vëzhgojmë rrahjet e zemrës
Rruazat e kuqe të gjakut
Dioksidi i karbonit dhe ritmi i frymëmarrjes
Receptorët ndijorë
Biosfera në shishe