Tekst Shkollor

Edukatë shoqërore 2

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-12-4
Çmimi: 118 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

Nëpërmjet këtij teksti nxënësi do të jetë i aftë:
të përshkruajë mjedisin ku jeton, të njohë institucionet, komunitetin ku jeton;
të njohë të drejtat dhe detyrat e tij në shoqëri, në shkollë, në familje;
të kuptojë se si realizohen të ardhurat në jetën e përditshme dhe si përftohen të mirat materiale; të njohë rregullat që e ndihmojnë atë në jetën e përditshme, siç janë: rregullat e qarkullimit rrugor, rregullat në lojë, si të kujdeset për veten në mjedise të ndryshme, etj.
Nëpërmjet situatave të ndryshme problemore nxënësi do të ketë mundësi të zhvillojë aftësitë krijuese si dhe mund të japë mendimin e tij mbi ngjarje të ndryshme.

Gjuhë shqipe 2

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-13-1
Çmimi: 408 lekë
Numri i faqeve: 224
Përshkrimi

Mësimi i gjuhës shqipe në klasën e dytë synon ta aftësojë nxënësin:
të përdorë saktë gjuhën amtare;
të hyjë në komunikim me të tjerët;
të transmetojë mendime nëpërmjet të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit;
të përfitojë dhe pasqyrojë përvoja gjuhësore të larmishme, nëpërmjet të cilave pasqyrohen imagjinata dhe ndjenjat rreth dukurive të jetës dhe të botës që e rrethon;
të shprehë aftësi dhe qëndrime për zhvillimin e tij gjuhësor dhe intelektual.
Teksti përmban përralla, tregime, vjersha, gjëegjëza, krijimtari të autorëve të njohur, vendas e të huaj, të cilat i shërbejnë nxënësit për të mësuar gjuhën shqipe, por edhe për të njohur letërsinë për fëmijë.
Teksti shoqërohet me fletore pune.

Gjuhë shqipe 2 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-32-2
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 72
Përshkrimi

Fletorja e punës është krijuar për t‘u ardhur në ndihmë nxënësve në plotësimin e njohurive të marra në tekstin mësimor. Fletorja është vazhdimësi e njohurive rreth gjuhës, në të është përdorur metoda ndërvepruese e të nxënit dhe përmban mjaft ushtrime të punës në grup.
Fletorja e punës synon të aftësojë nxënësit në shprehitë fillestare të njohurive gramatikore të gjuhës shqipe. Nxënësi mund të punojë në mënyrë autodidakte për të përforcuar njohuritë e marra nga teksti.

Matematikë 2

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-02-5
Çmimi: 252 lekë
Numri i faqeve: 120
Përshkrimi

Programi i matematikës për klasën e dytë i jep mundësi nxënësve të zgjerojnë dhe thellojnë njohuritë e marra në klasën e parë. Në këtë nivel nisin të formohen shprehitë matematikore që përdoren në vazhdimësi, jo vetëm gjatë periudhës shkollore, por edhe në situata të ndryshme të jetës së përditshme. Thuajse gjatë gjithë vitit shkollor nxënësit do të njihen me koncepte të reja, të cilat do t’i rimarrin për të thelluar njohuritë e tyre.
Në përgjithësi, për të mësuar matematikë, nxënësi do të zgjidhë problema, do të arsyetojë në veprimet me numrat, do të përdorë logjikën në mënyrën e zgjidhjes së ushtrimeve me shkallë vështirësie të ndryshme, do të plotësojë problema, diagrama etj. Po kështu, në këtë tekst nxënësi do të marrë njohuritë e para të gjeometrisë, do të njihet me situata probabilitare, do të mësojë të përdorë diagramën etj.

Matematikë 2 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Matematikë
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-03-2
Çmimi: 175 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

Njohuritë e marra gjatë mësimit të tekstit bazë do të praktikohen dhe përforcohen nëpërmjet ushtrimeve të niveleve të ndryshme për nga vështirësia e zgjidhjes. Nxënësi në fletoren e punës ka mjaft ushtrime dhe problema të cilat kanë parim përforcimin e njohurive të marra në libër. Po kështu, një vend të rëndësishëm zënë edhe punët e pavarura ku nxënësi ka mundësi të punojë në mënyrë individuale. Çdo temë mësimore ka disa variante ushtrimesh e problemash ku çdo nxënës mund të vlerësojë veten dhe të kuptojë se çfarë ka mësuar nga matematika.