Lexim Jashte Klase

Argëtohu dhe mëso me matematikë 1

Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-89-6
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 144
Përshkrimi

Argëtohu dhe mëso me matematikë është një gjetje didaktike për të kuptuar me lehtësi dhe shpejt thelbin e koncepteve matematikore. Libri përmban 230 problema zbavitëse, logjike, historike, praktike, problema me rregullin e treshit etj. Çdo problem ka të shtjelluar edhe zgjidhjen.
Të gjithë nxënësit mund të zbulojnë shumë PËRSE që u lindin gjatë mësimit të matematikës; do të mësojnë mbi historinë e numërimit, kur u bë matematika shkencë; do të njihen me zbuluesit e mëdhenj të matematikës etj.
Mësuesit në këtë libër do të gjejnë mësime model për argëtimin me matematikë, si dhe shumë pyetje për organizimin e konkurseve të matematikës.

Argëtohu dhe mëso me matematikë 2

Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-93-3
Çmimi: 450 lekë
Numri i faqeve: 180
Përshkrimi

Argëtohu dhe mëso me matematikë është një gjetje didaktike për të kuptuar me lehtësi dhe shpejt thelbin e koncepteve matematikore. Libri përmban shumë problema. Çdo problem ka të shtjelluar edhe zgjidhjen.
Të gjithë nxënësit mund të zbulojnë shumë PËRSE që u lindin gjatë mësimit të matematikës.
Mësuesit në këtë libër do të gjejnë mësime model për argëtimin me matematikë, si dhe shumë pyetje për organizimin e konkurseve të matematikës.
Ky libër është vazhdim i librit argëtohu dhe mëso me matematikë 1.

Ezopi

Lloji: Libër
Lënda:
Klasa:   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-05-3
Çmimi: 500 lekë
Numri i faqeve: 80
Përshkrimi

“Ezopi në shqip dhe anglisht” është një mundësi më shumë që nëpërmjet fabulave, nxënësit të mësojnë fjalë dhe shprehje të reja në gjuhën angleze, si dhe proverba, të cilat janë përgjithësim i mençurisë njerëzore në shekuj. Libri përmban mjaft ushtrime, të cilat do t'i ndihmojnë nxënësit të ushtrohen në përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të reja si dhe të përforcojnë njohuritë gramatikore të mësuara në programin shkollor.Mesazhi që përcjellin fabulat e Ezopit janë po aq bashkëkohore sa kanë qenë edhe shekuj më parë. Të shprehura në një mënyrë të thjeshtë, ato shërbejnë si kujtesë e vlerave morale më të mira dhe theksojnë rëndësinë që njeriu të sillet mirë dhe të bëjë të mira në këtë jetë.Pra, mbani mend dhe vini në jetë mësimet e Ezopit në fabulat e këtij libri, me qëllim që të bëheni të mirë për veten, familjen tuaj dhe për të gjithë shoqërinë.

Agoj

Lloji: Libër
Klasa:   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 9789-9956-93-04-6
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 20
Përshkrimi

Ky është një album pianistik i mbështetur mbi këngë popullore nga të gjitha trevat e vendit, i cili shkruhet për fëmijët e shkollave 9-vjeçare. Muzika popullore tradicionale kjo trashëgimi e rrallë shpirtërore, të edukon veshin muzikor me ndjenjën e  bukurisë melodike, pasuritë ritmike si dhe me muzikalitetin e gjuhës së kënduar. Albumi është si një udhëtim tingullor nëpër vendin tonë, duke filluar nga Përmeti, Dropulli, Kolonja, Korça, Vlora, Berati, Elbasani dhe Shkodra për të përfunduar në Kosovë

50 Teste ne gjuhen angleze me vetevleresim dhe zgjidhje / FP

Lloji:
Klasa:   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-032-5
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 125
Përshkrimi

Autoret e tekstit mësimor Jalldyz Xhemalaj, Veronika Haxhistasa duke u mbështetur në programin mësimor kanë hartuar fletore pune për nxënësit e klasës së shtatë me rreth 200 ushtrime dhe problema kimie. Të gjitha ushtrimet janë krijuar duke u nisur nga tematika e mësimit, janë dhënë ushtrime model të zgjidhura si dhe shumë ushtrime të pazgjidhura, në mënyrë që nxënësit të punojnë të pavarur dhe të provojnë se sa kanë arritur të përvetësojnë temën mësimore.

Po kështu fletorja përmban edhe disa teste, të cilat e ndihmojnë nxënësin të punojë në mënyrë të pavarur dhe të mund të bëjë vlerësimin e njohurive të tij në lëndën e kimisë.

Për çdo kapitull autoret kanë dhënë edhe konceptet kryesore që merren në temat mësimore.