A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Missing argument 1 for Book::kategoria()

Filename: controllers/book.php

Line Number: 336

Media Print

Botimet e Fundit

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-69-8
Çmimi: 437 lekë
Numri i faqeve: 300
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 10” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Parimet bazë të krijimit të këtij teksti mësimor janë: aftësimi i nxënësit për teknikat e të shkruarit dhe përvetësimi i shkallës së parë të themelit të shkrimit akademik, përmirësimi i aftësive komunikuese të nxënësve lidhur me tema të ndryshme për diskutim, rimarrja e njohurive të fushave të ndryshme gjuhësore, aftësimi i teknikave shprehëse të nxënësve, analiza e thelluar e veprave letrare. Teksti është i ndërtuar në 7 module sipas klasifikimit të llojeve të teksteve dhe zhvillon aftësitë e gjithsecilit prej nesh në fushat e analizës dhe krijimit. Libri motivon dhe stimulon punën në grupe në formën e projektit dhe kërkimeve, si dhe aftëson punën individuale dhe zhvillon të menduarin kritik të nxënësve. Ky tekst nuk i drejtohet vetëm nxënësve, por gjithsecilit që synon të ridimensionojë aftësitë shkruese, analitike, sintetizuese dhe kulturologjike.

Letërsi 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Letërsi
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-83-4
Çmimi: 141 lekë
Numri i faqeve: 82
Përshkrimi

Teksti shkollor “Letërsi 10” u drejtohet nxënësve të shkollave të mesme të cilët kanë përzgjedhur të studiojnë lëndën e letërsisë në një stad më të avancuar. Ky tekst është i ndërtuar në dy pjesë me nga 4 module përkatëse. Modulet trajtojnë procesin e krijimit të veprave përkatësisht: “Skënderbeu” i autorit Sabri Godo dhe “Jul Qezari” i Shekspirit; parimet e studimit të veprave dhe analizë të thelluar të secilës prej tyre. Gjithashtu, ky tekst lë hapësira për të diskutuar teza të ndryshme mbi veprat që prezanton dhe nxit punën e pavarur të nxënësve, si dhe projektet kërkimore në grupe. Parim bazë i këtij teksti është studimi i veprës si i tillë, megjithatë ndihmohet nga rekuizitat që kanë sjellë krijimin e veprës.

Edukimi për karrierën dhe aftësimi për jetën10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-67-4
Çmimi: 358 lekë
Numri i faqeve: 198
Përshkrimi

Nëpërmjet këtij teksti nxënësit do të aftësohen për të zhvilluar një mënyrë jetese aktive të shëndetshme dhe të sigurt, të zbatojnë sjellje që parandalojnë sëmundje, dobësi dhe rreziqe të ndryshme për vete dhe për të tjerët në mënyrë që të bëhen veprimtarë aktivë në sigurimin e një mjedisi të shëndetshëm e bashkëpunues.
Po kështu temat e këtij teksti do ta orientojnë nxënësin në parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në të gjitha fushat dhe veprimtaritë e jetës së përditshme.

 

Tematika e tekstit është ndarë në tri pjesë:
Edukimi shëndetësor
Sjellja e sigurt
Ndihma e parë

 

Ky tekst do t’i ndihmojë nxënësit të jenë të informuar për të gjitha veprimet që kryejnë në jetën e përditshme, të zgjidhin probleme apo të mendojnë e veprojnë në mënyrë kritike e krijuese, të komunikojnë dhe të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme emocionale me të tjerët duke siguruar kështu një jetë të shëndetshme personale.

Qytetari 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Qytetari
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-68-1
Çmimi: 313 lekë
Numri i faqeve: 168
Përshkrimi


Nëpërmjet këtij teksti nxënësit: do të pajisen me njohuritë e domosdoshme praktike për ligjet dhe me aftësitë për t’i përdorur ato në jetën e përditshme; do të rritin nivelin e përvetësimit dhe të kuptimit të parimeve dhe vlerave, që qëndrojnë në themel të kushtetutës e të ligjeve që rregullojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat e jetës dhe të veprimtarisë njerëzore; do të rritin nivelin e ndërgjegjësimit dhe të njohurive për çështjet dhe kundërshtitë e sotme lidhur me ligjin dhe zbatimin e tij në fushat kryesore të veprimtarisë njerëzore; do të rritin ndjenjën e tolerancës, të  paanshmërisë dhe të drejtësisë; do të zhvillojnë vullnetin dhe aftësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes rrugës (mekanizmave) zyrtare dhe kur është e nevojshme, përmes rrugës (mekanizmave) jozyrtare; do të zhvillojnë më tej aftësitë bazë si: të menduarit kritik dhe arsyetimi, komunikimi, vëzhgimi, zgjidhja e problemit etj.

Biologji 10 / e perkthyer

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-79-7
Çmimi: 238 lekë
Numri i faqeve: 120
Përshkrimi

Nëpërmjet tekstit Biologji 10, nxënësit do të kenë mundësi të kuptojnë kompleksitetin e organizmave të gjallë duke përfshirë strukturën, funksionet, organizimin dhe ndërvarësinë ndërmjet tyre; të interpretojnë konceptet kyçe të biologjisë; të shpjegojnë fenomenet e jetës dhe nivelet e ndryshme të organizimit të së gjallës, nga niveli molekular deri te biosfera; të vlerësojnë shumëllojshmërinë e organizmave të gjallë; të aplikojnë lidhjen e njohurive të biologjisë në bioteknologji në mjekësi; të zotërojnë konceptet bazë të anatomisë së njeriut; të renditin disa nga faktorët gjenetikë dhe mjedisorë që ndikojnë në shëndetin e njeriut etj.
Mësimi i biologjisë do të nxisë tek nxënësit të menduarit shkencor, do të ngjallë interesin e tyre për shkencat e jetës dhe do t’i inkurajojë ata që të sillen në mënyrë të përgjegjshme ndaj mjedisit.