Cikli i Lartë

Biologji dhe edukim shëndetësor 6

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-09-4
Çmimi: 204 lekë
Numri i faqeve: 116
Përshkrimi

Nëpërmjet linjave kryesore: Mjediset natyrore; Jeta në mjedise të ndryshme ujore dhe tokësore; Mjedisi dhe njeriu, ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit, nxënësi do të mësojë dhe eksplorojë mbi koncepte të reja në biologji.
Mësimi i biologjisë do të ndikojë në formimin e përgjithshëm intelektual të çdo nxënësi; do të zhvillojë dhe do të realizojë mënyrën shkencore të njohjes; do të realizojë përdorimin e koncepteve shkencore me ato të jetës së përditshme; do të ndihmojë që nxënësit të përftojnë sjellje për të bërë zgjedhje për një jetë të shëndetshme; do të shërbejë në krijimin e marrëdhënieve harmonike ndërmjet njerëzve dhe natyrës; do të pasqyrojë zhvillimet dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për ruajtjen e mjedisit.

Biologji dhe edukim shëndetësor 6 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-01-8
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 64
Përshkrimi

Pas studimit të tekstit mësimor, nxënësit kanë mundësi të bëjnë vetëvlerësimin e tyre duke u mbështetur në ushtrimet e fletores së punës. Për të gjitha temat mësimore janë hartuar ushtrime të llojeve të ndryshme me qëllim përforcimin e njohurive mbi: vendbanimin e gjallesave, lidhjet ushqimore, jetën në mjediset ujore dhe tokësore, njeriun dhe mjedisin etj.
Teksti përmban përgjigjet e ushtrimeve në fund të çdo kapitulli

Edukim muzikor 6

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-08-7
Çmimi: 107 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

"Edukimi muzikor - 6” është një tekst që plotëson më tej njohuritë muzikore në dy këndvështrime: muzikë e shkruar dhe muzikë e kënduar.

 

Ky tekst u jep një mundësi më shumë për të kuptuar rëndësinë dhe domethënien e artit muzikor të kultivuar dhe atij tradicional në formimin tuaj për këtë nivel të shkollës 9-vjeçare. Përmes këtij libri, nxënësit do të shprehin natyrshëm edhe emocionet që u shkakton muzika e bukur dhe artistët e saj. Gërshetimi i formimit artistik muzikor me kulturën e përgjithshme është çelësi që i bën nxënësit me njohuri të kompletuara dhe bashkëkohore.

 

"Edukimi muzikor 6" është një hap tjetër shumë i rëndësishëm në ndryshimin e perceptimit të nxënësve për muzikën si tingull dhe muzikën si kulturë.

Aftësim teknologjik 6

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-76-6
Çmimi: 107 lekë
Numri i faqeve: 64
Përshkrimi

Ky tekst i orienton nxënësit që të mësojnë aspekte të ndryshme të shkencave si për shembull energjia, teknologjia e materialeve, strukturat apo dhe roli i njeriut në shoqëri. Po kështu teksti u ofron nxënësve njohuri sesi ka evoluar teknologjia e informacionit dhe roli që ajo luan në përmirësimin e jetës sonë të përditshme.

 

Nëpërmjet gjuhës së përdorur në tekst, si dhe përmbajtjes, autorja së bashku me bashkëpunëtorët e saj janë treguar të kujdesshëm për të stimuluar imagjinatën e nxënësve duke filluar nga pyetjet më të thjeshta si “Ku e ka burimin jeta jonë në Tokë? Çfarë materiali janë flokët dhe kockat tona?” për të arritur tek përgjigjet që mund t’u jepen edhe çështjeve të tilla si: “Çfarë forcash ndikojnë tek piramidat? Si funksionon komunikimi pa tela? Si mund të shfrytëzojmë mbeturinat për energji” etj. Mësimet shoqërohen me eksperimente dhe shembuj praktikë.

Aftësim teknologjik 6 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-10-0
Çmimi: 200 lekë
Numri i faqeve: 52
Përshkrimi

Duke u mbështetur në tekstin mësimor, autorja ka krijuar mjaft ushtrime dhe eksperimente të cilat e ndihmojnë nxënësin të përforcojë njohuritë e marra. Pas përvetësimit të njohurive bazë nxënësit mund të provojnë veten edhe në rubrika si “E vërtetë apo e gabuar”, “Imagjinoni”, “Argumentoni” etj. të krijuara në çdo kapitull duke bërë kështu edhe vetëvlerësimin mbi saktësinë e njohurive të marra. Ushtrimet e hartuara ngacmojnë imagjinatën dhe aftësitë krijuese të nxënësve duke ju dhënë mundësi për të punuar në mënyrë krijuese.