Zana Lita

Anglisht 3

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-637-3-5
Çmimi: 383 lekë
Numri i faqeve: 120
Përshkrimi


Teksti ju shërben fëmijëve për të marrë bazat e fillimit të mësimit të gjuhës së huaj. Në tekst ndërthuren të katër aftësitë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Nëpërmjet rubrikave ku jepet lënda gjuhësore janë ndërthurur edhe dialogë, lojra, vjersha e këngë, të cilat rritin interesimin e nxënësve dhe aftësitë e tyre intelektuale.
Teksti shoqërohet me fletoren e punës, librin e mësuesit dhe audiokasetë.

Anglisht 3 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-637-6-6
Çmimi: 257 lekë
Numri i faqeve: 56
Përshkrimi

Teksti “Up the ladder 3” shoqërohet me fletore pune, e cila është një mjet pune i rëndësishëm për të përforcuar njohuritë e marra në mësim. Nxënësit nëpërmjet fletores së punës ushtrohen në punë me shkrim. Ushtrimet janë krijuar në funksion të orës mësimore dhe njohurive që marrin në tekst.

Anglisht 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-616-2-5
Çmimi: 382 lekë
Numri i faqeve: 116
Përshkrimi

Teksti i gjuhës anglezë për klasën e katërt është hartuar duke u bazuar në programin e miratuar nga MASH dhe është vijim i tekstit të klasës së tretë i hartuar nga i njëjti grup autorësh.

 

Teksti ka në qendër të vëmendjes nxënësin, i cili merr elemente të reja gjuhësore i vendosur në mjedise të ndryshme jetësore si në shkollë, familje, shoqëri etj. Për këtë qëllim janë ndërthurur shprehitë gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit e të shkruarit, nëpërmjet të cilave nxënësi e ka shumë të lehtë të mësojë gjuhën.
Një ndihmesë e madhe në përvetësimin e gjuhës së huaj është funksionimi i të mësuarit të fjalëve të reja me të gjitha elementet bazë të fjalës apo të shprehjeve, duke realizuar trajtimin fonetik mbas çdo mësimi dhe kuptimet gramatikore, leksikore mbas çdo kapitulli.

Anglisht 4 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-637-7-3
Çmimi: 507 lekë
Numri i faqeve: 48
Përshkrimi


Fletorja e punës është hartuar në bazë të programit mësimor me të cilin është krijuar teksti. Nxënësit marrin njohuri dhe shprehi gjuhësore me qëllim përdorimin e saj si mjet komunikimi. Po kështu nxënësit do ta kenë shumë të lehtë të përforcojnë njohuritë e marra nëpërmjet ushtrimeve të shumta të organizuara në mënyrë krijuese.

Ezopi

Lloji: Libër
ISBN: 978-99956-93-05-3
Çmimi: 500 lekë
Numri i faqeve: 80
Përshkrimi

“Ezopi në shqip dhe anglisht” është një mundësi më shumë që nëpërmjet fabulave, nxënësit të mësojnë fjalë dhe shprehje të reja në gjuhën angleze, si dhe proverba, të cilat janë përgjithësim i mençurisë njerëzore në shekuj. Libri përmban mjaft ushtrime, të cilat do t'i ndihmojnë nxënësit të ushtrohen në përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të reja si dhe të përforcojnë njohuritë gramatikore të mësuara në programin shkollor.Mesazhi që përcjellin fabulat e Ezopit janë po aq bashkëkohore sa kanë qenë edhe shekuj më parë. Të shprehura në një mënyrë të thjeshtë, ato shërbejnë si kujtesë e vlerave morale më të mira dhe theksojnë rëndësinë që njeriu të sillet mirë dhe të bëjë të mira në këtë jetë.Pra, mbani mend dhe vini në jetë mësimet e Ezopit në fabulat e këtij libri, me qëllim që të bëheni të mirë për veten, familjen tuaj dhe për të gjithë shoqërinë.

Gjuhe Angleze 3-4 / LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-999-56-18-43-8
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 80
Përshkrimi

 

Në këtë Libër Mësuesi  ju do të gjeni një shumëllojshmëri të aktiviteteve dhe shembuj mësimorë që do të lehtësojnë mësimin me nxënësit e rinj.
Së bashku, ne shpresojmë se do të arrijmë objektivin final:
TË NDIHMOJMË FËMIJËT TANË TË MËSOJNË ANGLISHT MIRË!
Libri i Mësuesit  është në anglisht dhe ne besojmë se kjo do t'ju japë një mundësi shtesë për të lexuar dhe përdorur gjuhën angleze.
Do të mirëpresim me kënaqësi komentet tuaja konstruktive, në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e tekstit.