Violeta Shamku

Edukim muzikor 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-10-0
Çmimi: 118 lekë
Numri i faqeve: 52
Përshkrimi

Aftëson nxënësit për të kuptuar dhe mësuar konceptet e para muzikore.
Zhvillon dhe edukon shprehitë e të kënduarit, të dëgjuarit, të luajturit me instrument, të krijuarit përmes muzikës.
Përfshin nxënësit në procesin e të nxënit nëpërmjet veprimtarive që kërkojnë bashkëpunim në grup.
Inkurajon punën e pavarur dhe krijuese të nxënësit përmes tekstit dhe CD.
Krijon një atmosferë të këndshme në klasë, duke vënë theksin në parimin kryesor të mësimdhënies se: mësimi duhet të jetë kënaqësi ku fëmijët duhet të mësojnë përmes lojës dhe pa stres.
Teksti shoqërohet me fletore pune dhe CD

Edukim muzikor 4 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-33-9
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 44
Përshkrimi

Të gjitha njohuritë që nxënësi merr në tekstin mësimor, ka mundësi që t’i përforcojë nëpërmjet fletores së punës ku ka shumë ushtrime muzikore dhe këngë të reja. Nxënësi duke punuar me fletoren e punës, do të mësojë të këndojë; të dallojë tingujt dhe zhurmat, si dhe ritmin me dy, tri dhe katër goditje. Po kështu, në këtë fletore nxënësit do të mësojnë të ndërtojnë vegla të ndryshme muzikore dhe të njihen me ndërtimin dhe vijën melodike. Në fletore ka mjaft ushtrime praktike ku nxënësit kanë mundësi të provojnë veten dhe të aftësohen në njohjen e instrumenteve muzikore. Po kështu, çdo temë mësimi është e interpretuar edhe në CD.
Fletorja e punës shoqërohet me CD.

Edukim muzikor 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-07-0
Çmimi: 125 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

Teksti i edukimit muzikor është mbështetur në pesë linja kryesore: këndimi, bazat e arsimimit muzikor, luajtja në instrument, dëgjim muzikor dhe shprehje e krijim muzikor. Teksti synon të aftësojë nxënësit për të përjetuar dhe për t'u shprehur nëpërmjet muzikës, duke shprehur nëpërmjet saj botën e tyre emocionale. Nëpërmjet temave mësimore synohet të zhvillohen më tej aftësitë dhe shprehitë për të kënduar, për të dëgjuar, për të luajtur, për të krijuar, si dhe për t'u shprehur duke vlerësuar muzikën

Edukim muzikor 5 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-74-2
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 48
Përshkrimi

Të gjitha njohuritë që nxënësi merr në tekstin mësimor, ka mundësi që t’i përforcojë nëpërmjet fletores së punës ku ka shumë ushtrime muzikore dhe këngë të reja. Nxënësi duke punuar me fletoren e punës, do të mësojë të këndojë; të dallojë tingujt dhe zhurmat, si dhe ritmin me dy, tri dhe katër goditje. Po kështu, në këtë fletore nxënësit do të mësojnë të ndërtojnë vegla të ndryshme muzikore dhe të njihen me ndërtimin dhe vijën melodike. Në fletore ka mjaft ushtrime praktike ku nxënësit kanë mundësi të provojnë veten dhe të aftësohen në njohjen e instrumenteve muzikore. Po kështu, çdo temë mësimi është e interpretuar edhe në CD.

Fletorja e punës shoqërohet me CD.

Edukimi muzikor 5|PM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN:
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi