Majlinda Hala

Edukim muzikor 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-10-0
Çmimi: 113 lekë
Numri i faqeve: 52
Përshkrimi

Aftëson nxënësit për të kuptuar dhe mësuar konceptet e para muzikore.
Zhvillon dhe edukon shprehitë e të kënduarit, të dëgjuarit, të luajturit me instrument, të krijuarit përmes muzikës.
Përfshin nxënësit në procesin e të nxënit nëpërmjet veprimtarive që kërkojnë bashkëpunim në grup.
Inkurajon punën e pavarur dhe krijuese të nxënësit përmes tekstit dhe CD.
Krijon një atmosferë të këndshme në klasë, duke vënë theksin në parimin kryesor të mësimdhënies se: mësimi duhet të jetë kënaqësi ku fëmijët duhet të mësojnë përmes lojës dhe pa stres.
Teksti shoqërohet me fletore pune dhe CD

Edukim muzikor 4 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-33-9
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 44
Përshkrimi

Të gjitha njohuritë që nxënësi merr në tekstin mësimor, ka mundësi që t’i përforcojë nëpërmjet fletores së punës ku ka shumë ushtrime muzikore dhe këngë të reja. Nxënësi duke punuar me fletoren e punës, do të mësojë të këndojë; të dallojë tingujt dhe zhurmat, si dhe ritmin me dy, tri dhe katër goditje. Po kështu, në këtë fletore nxënësit do të mësojnë të ndërtojnë vegla të ndryshme muzikore dhe të njihen me ndërtimin dhe vijën melodike. Në fletore ka mjaft ushtrime praktike ku nxënësit kanë mundësi të provojnë veten dhe të aftësohen në njohjen e instrumenteve muzikore. Po kështu, çdo temë mësimi është e interpretuar edhe në CD.
Fletorja e punës shoqërohet me CD.

Histori e Artit 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Histori arti
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-11-7
Çmimi: 266 lekë
Numri i faqeve: 160
Përshkrimi

Historia e Artit është një tekst shumë i veçantë me njohuritë që ofron për nxënësit i ideuar në katër linja - arte figurative, muzikë, kinematografi dhe teatër.

 

Tematika përfshin jo vetëm njohuri mbi historinë botërore të artit në tërësi, por edhe për zhvillimin e artit në Shqipëri, me përfaqësuesit më të rëndësishëm të saj, të cilët kanë lënë gjurmë me krijimtarinë e tyre në vite.
Në funksion të tekstit janë edhe ilustrimet dhe fotot, të cilat sjellin informacion konkret mbi artet figurative, muzikën, kinematografinë dhe teatrin.

Muzika 1-2-3-4-5 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-73-2
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 285
Përshkrimi

 

Modeli i mësimeve në këtë libër është zhvilluar në përputhje me një sere kriteresh që përdoren për hartimin e manualeve të mësuesit dhe në përputhje me kërkesat e programit të lëndës. Procedimet metodike të përdorura gjatë zhvillimit të mësimeve model, motivojnë nxënësit për të qenë krijues gjatë orës. Teknikat dhe metodat e sugjeruara do ta ndihmonin mësuesit në arritjen e objektivave mësimore.