Brunilda Çerraga

Edukatë shoqërore 2

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-12-4
Çmimi: 118 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

Nëpërmjet këtij teksti nxënësi do të jetë i aftë:
të përshkruajë mjedisin ku jeton, të njohë institucionet, komunitetin ku jeton;
të njohë të drejtat dhe detyrat e tij në shoqëri, në shkollë, në familje;
të kuptojë se si realizohen të ardhurat në jetën e përditshme dhe si përftohen të mirat materiale; të njohë rregullat që e ndihmojnë atë në jetën e përditshme, siç janë: rregullat e qarkullimit rrugor, rregullat në lojë, si të kujdeset për veten në mjedise të ndryshme, etj.
Nëpërmjet situatave të ndryshme problemore nxënësi do të ketë mundësi të zhvillojë aftësitë krijuese si dhe mund të japë mendimin e tij mbi ngjarje të ndryshme.

Gjuhë shqipe 2

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-13-1
Çmimi: 408 lekë
Numri i faqeve: 224
Përshkrimi

Mësimi i gjuhës shqipe në klasën e dytë synon ta aftësojë nxënësin:
të përdorë saktë gjuhën amtare;
të hyjë në komunikim me të tjerët;
të transmetojë mendime nëpërmjet të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit;
të përfitojë dhe pasqyrojë përvoja gjuhësore të larmishme, nëpërmjet të cilave pasqyrohen imagjinata dhe ndjenjat rreth dukurive të jetës dhe të botës që e rrethon;
të shprehë aftësi dhe qëndrime për zhvillimin e tij gjuhësor dhe intelektual.
Teksti përmban përralla, tregime, vjersha, gjëegjëza, krijimtari të autorëve të njohur, vendas e të huaj, të cilat i shërbejnë nxënësit për të mësuar gjuhën shqipe, por edhe për të njohur letërsinë për fëmijë.
Teksti shoqërohet me fletore pune.

Gjuhë shqipe 2 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-32-2
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 72
Përshkrimi

Fletorja e punës është krijuar për t‘u ardhur në ndihmë nxënësve në plotësimin e njohurive të marra në tekstin mësimor. Fletorja është vazhdimësi e njohurive rreth gjuhës, në të është përdorur metoda ndërvepruese e të nxënit dhe përmban mjaft ushtrime të punës në grup.
Fletorja e punës synon të aftësojë nxënësit në shprehitë fillestare të njohurive gramatikore të gjuhës shqipe. Nxënësi mund të punojë në mënyrë autodidakte për të përforcuar njohuritë e marra nga teksti.

Histori 4 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Histori
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-71-1
Çmimi: 200 lekë
Numri i faqeve: 32
Përshkrimi

Fletorja e punës është hartuar në funksion të çdo teme mësimore të librit Historia 4. Nëpërmjet metodave të saj, fletorja e punës i ndihmon nxënësit të përforcojnë njohuritë e marra; i aftëson të krahasojnë dhe argumentojnë, të dallojnë kur një ngjarje historike është e vërtetë apo e gabuar. Në fletore ka mjaft ushtrime të ndërtuara nëpërmjet rrjetës së diskutimit e cila i stimulon të nxitë debatin për të argumentuar përgjigjen po ose jo. Rubrika Plotëso fjalitë i ndihmon nxënësit për të përforcuar njohuritë e marra.  Po kështu, ushtrimet i ndihmojnë nxënësit edhe në përforcimin e njohurive në gjuhën shqipe.
Gjithashtu në fletore ka disa modele testesh ku nxënësit mund të provojnë veten në njohuritë e përfituara nga mësimi i tekstit të historisë. Në fletore është i dukshëm intregrimi ndërlëndor.

Edukatë shoqërore 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-01-8
Çmimi: 125 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

Teksti mësimor “Edukata shoqërore 5” është hartuar duke u mbështetur në pesë linja të rëndësishme: familja, komuniteti, qeverisja, edukimi rrugor dhe edukimi ekonomik. Nëpërmjet tyre fëmijët do të arrijnë të zhvillojnë aftësitë intelektuale të domosdoshme për të kuptuar, për të analizuar dhe për të zbatuar në praktikë idetë, detyrat dhe përgjegjësitë që u takojnë në mjedisin shoqëror ku jetojnë.
Tematika e tekstit i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe përfshirjen e tyre në zgjidhjen e problemeve të komunitetit ku bëjnë pjesë.
Teksti përmban mjaft veprimtari praktike përmes të cilave nxënësit do të aftësohen jo vetëm për të vetëvepruar, por edhe për të punuar në grupe.

Edukata shoqërore 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-51-0
Çmimi: 118 lekë
Numri i faqeve: 64
Përshkrimi

 

Libri i edukatës  4  është ndërtuar duke u mbështetur në objektivat e programit lëndor. Kapitulli i parë KULTURA shërben për të prezantuar personazhet që do të jenë "shokët" e nxënësit gjatë vitit shkollor. Ata vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe prezantojnë kultura të ndryshme. Kapitulli i dytë  NJERËZ, VENDE, MJEDISE i ka shërbyer autorëve të bashkëpunojnë me nxënësin që ai vetë të dallojë sinjalistikën rrugore, të dijë të orientohet në rrugë dhe të jetë një përdorues aktiv i saj. Në kapitullin e tretë ZHVILLIMI INDIVIDUAL DHE IDENTITETI autoret priren të japin një vështrim mbi cilësitë fizike dhe morale të personazheve të librit dhe nxitin nxënësit të bëhen vrojtues të kujdesshëm të veçorive dalluese të njëri-tjetrit. Në kapitujt e tjerë duke pasur individin në qendër të gjithçkaje dhe duke realizuar lidhjet e tij të gjithanshme në situata problemore të jetës së përditshme me mjaft rëndësi është parë të nxënit në shërbim. Nxënësit nxiten të punojnë në organizata që kujdesen për të moshuarit apo fëmijët në nevojë. Kjo veprimtari që mund të përkufizohet si "përvojë+përkushtim" përveç që siguron zbatim të dijeve të mësuara në shkollë, shërben gjithashtu për të theksuar pjesëmarrjen demokratike dhe shpirtin e angazhimit qytetar. Nxënësve u kërkohet të vihen në role të ndryshme për të gjetur dhe argumentuar zgjidhjet e situatave nga këndvështrime të ndryshme. Në këtë mënyrë sigurohet rritja e frymës kritike të të menduarit të tyre.

 

 

 

Edukata shoqërore 4 |LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-65-7
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 57
Përshkrimi

 

Ky libër mësuesi është organizuar në formën e një plani ditor që mund ta shoqërojë mësuesin/en gjatë gjithë vitit shkollor. Planifikimet janë organizuar sipas metodës ERR dhe PNP në të cilin mësimi është i ndarë në tri faza.

Mësuesi/ja mund të zgjedhë në organizimin e orës teknikën e leximit të drejtuar dhe kështu gjatë pyetjeve të ndalesave, nxënësi, informacionin e ri e merr që në fillim duke paralelizuar atë që thotë personazhi me veten e tij.

Libri nxit shumë punën në grup si në rubrikat që diskutojmë së bashku dhe punët në grup.

 

 

Gjuha shqipe 3 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-97-8
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 48
Përshkrimi

 

Fletorja e punës se Gjuha shqipe 3 është krijuar për t‘u ardhur në ndihmë nxënësve në plotësimin e njohurive të marra në tekstin mësimor. Fletorja është vazhdimësi e njohurive rreth gjuhës, në të është përdorur metoda ndërvepruese e të nxënit dhe përmban mjaft ushtrime të punës në grup.
Fletorja e punës synon të aftësojë nxënësit në shprehitë fillestare të njohurive gramatikore të gjuhës shqipe. Nxënësi mund të punojë në mënyrë autodidakte për të përforcuar njohuritë e marra nga teksti, sepse autoret e tekstit kanë hartuar rreth 200 ushtrime.

 

 

Edukata shoqërore 1 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-073-8
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 83
Përshkrimi

 

Ky libër është i organizuar në formën e një plani ditor si një alternative që mund ta shoqërojë mësuesen/in gjatë gjithë vitit shkollor. Planifikimet janë organizuar sipas metodës PNP në të cilin mësimi është i ndarë në tri faza: Parashikimi; Ndërtimi i njohurive, Përforcimi i njohurive.

Objektivat e orës së mësimit janë përcaktuar duke u mbështetur në objektivat e programit lëndor, duke i përshtatur me temën mësimore të ndarë në nivele sipas e taksonomisë së Blumit dhe duke pasur parasysh dhe pjesën emocionale të fëmijëve.

Libri e vë shpesh nxënësin para situatave problemore në të cilat kërkohet ti japë zgjidhje apo ti gjejë një fund një ngjarjeje duke i nxitur kështu nivelin e lartë të të menduarit.

 

 

Edukata shoqërore 2 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-074-5
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 92
Përshkrimi

 

Ky botim është organizuar duke u mbështetur në librin e nxënësit. Në të është paraqitur programi lëndor, plani vjetor për 35 javë duke u mbështetur në temat e librit. Në këtë udhëzues janë paraqitur 27 orë mësimore. Pjesa tjetër i takon orëve të lira të cilat mësuesi/ja do ti planifikojë 1/3 e orëve të lira për përforcim njohurish si dhe 2/3 për projekte, miniprojekte të ndryshme që planifikohen në lidhje me planin vjetor të klasës dhe të shkollës.

Mësimet janë paraqitur në formën e një plani ditor. Ky plan ditor paraqitet si një alternativë që mund ta shoqërojë mësuesen/in gjatë gjithë vitit shkollor. Planifikimet janë organizuar sipas metodës PNP në të cilin mësimi është i ndarë në tri faza: Parashikimi - Ndërtimi i njohurive - Përforcimi i njohurive. Objektivat e orës së mësimit janë përcaktuar duke u mbështetur në objektivat e programit lëndor, si dhe janë përshtatur me temën mësimore të ndarë në nivele sipas taksonomisë së Blumit, duke pasur parasysh dhe pjesën emocionale të fëmijëve, duke i shkrirë me objektivat e njohjes dhe objektivat afektivë. 

 

 

Edukata shoqërore 5 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-075-2
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

 

Ky libër vjen në ndihmë të mësuesve si një alternativë për të zhvilluar orët e mësimit të paraqitura në librin e nxënësit "Edukata shoqërore 5".

Libri i nxënësit ka personazhe që i shoqërojnë ata në çdo orë të mësimit, ka të kornizuar informacionin e ri dhe është i shoqëruar me rubrika të ndryshme, si diskutojmë së bashku; koncepte të reja; detyra etj. Diskutojmë së bashku: është një rubrikë që përmban skeda të ndryshme të ndërtuara me pyetje, të cilave nxënësit do t'u përgjigjen individualisht, në çift apo grup. Koncepte të reja në të cilat janë vendosur fjalë të reja të menduara që nuk janë të njohura më parë dhe për të pasuruar fjalorin. Detyra - Në këtë rubrikë nxënësit do zhvillojnë detyra në grup ose në bashkëpunim me prindërit. Libri përmban edhe programin lëndor si dhe objektivat e kapitujve të cilat janë vendosur në zhvillimin e mësimeve të secilit kapitull. Është paraqitur plani mësimor i mbështetur në temat mësimore të librit të nxënësit i planifikuar për 35 javë mësimore duke i lënë hapësirë dhe orëve të lira, mbështetur në programin sintetik të paraqitur në programin lëndor. Ora e mësimit në këtë libër është paraqitur me skemë, në të cilën janë të paraqitura: fazat e orës së mësimit, teknikat e metodat për veprimtaritë e nxënësve, objektivat sipas niveleve dhe koha për çdo etapë. Më pas vijon me mjetet mësimore, fjalët kyçe, zhvillimin e mësimit duke paraqitur në të ndarjen në tre etapa: parashikimi, ndërtimi i njohurive dhe përforcimi, si edhe metodat e teknikat për secilën prej tyre. Në fund jepet vlerësimi i nxënësve dhe detyrat.

 

 

Edukim për shoqërinë 1 / LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-199-5
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 89
Përshkrimi

Edukim për shoqërinë 1

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-194-0
Çmimi: 216 lekë
Numri i faqeve: 80
Përshkrimi

 

Teksti mësimor Edukim për shoqërinë 1 është hartuar nga autoret Brunilda Çerraga dhe Silvana Loka, autore me eksperiencë hartuese të të gjithë linjës së teksteve të edukimit shoqëror në ciklin fillor.

Teksti është hartuar bazuar në kurrikulën e miratuar nga MAS, 2015.

 

Shoqërohet me libër mësuesi.

 

 

Edukim për shoqërinë 2 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-233-6
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 80
Përshkrimi

Libër Mësuesi