Botimet e Fundit

Argëtohu dhe mëso me matematikë 2

Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 2   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-93-3
Çmimi: 450 lekë
Numri i faqeve: 180
Përshkrimi

Argëtohu dhe mëso me matematikë është një gjetje didaktike për të kuptuar me lehtësi dhe shpejt thelbin e koncepteve matematikore. Libri përmban shumë problema. Çdo problem ka të shtjelluar edhe zgjidhjen.
Të gjithë nxënësit mund të zbulojnë shumë PËRSE që u lindin gjatë mësimit të matematikës.
Mësuesit në këtë libër do të gjejnë mësime model për argëtimin me matematikë, si dhe shumë pyetje për organizimin e konkurseve të matematikës.
Ky libër është vazhdim i librit argëtohu dhe mëso me matematikë 1.

Argëtohu dhe mëso me matematikë 1

Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-89-6
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 144
Përshkrimi

Argëtohu dhe mëso me matematikë është një gjetje didaktike për të kuptuar me lehtësi dhe shpejt thelbin e koncepteve matematikore. Libri përmban 230 problema zbavitëse, logjike, historike, praktike, problema me rregullin e treshit etj. Çdo problem ka të shtjelluar edhe zgjidhjen.
Të gjithë nxënësit mund të zbulojnë shumë PËRSE që u lindin gjatë mësimit të matematikës; do të mësojnë mbi historinë e numërimit, kur u bë matematika shkencë; do të njihen me zbuluesit e mëdhenj të matematikës etj.
Mësuesit në këtë libër do të gjejnë mësime model për argëtimin me matematikë, si dhe shumë pyetje për organizimin e konkurseve të matematikës.

Teste të zgjidhura - Kimi 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Kimi
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-84-1
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

Kimia është një shkencë e rëndësishme dhe ka të bëjë me substancat që rrethojnë mjedisin tonë. Si e tillë, kimia në klasën e nëntë përfshin më shumë njohuri dhe aftëson nxënësit në një nivel më të lartë. Për t’u ardhur në ndihmë nxënësve, për të punuar në mënyrë të pavarur, ju vjen në ndihmë teksti me teste të zgjidhura i realizuar në përputhje me programin mësimor dhe në mbështetje të tekstit bazë të kimisë së klasës së nëntë.

 

Po kështu, për nxënësit ka mjaft teste të pazgjidhura duke ju dhënë mundësinë për të bërë vetëvlerësimin e njohurive në lëndën e kimisë.

Ushtrime të zgjidhura - Matematike 6-9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Matematikë
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-48-3
Çmimi: 500 lekë
Numri i faqeve: 232
Përshkrimi

Teksti do t’u shërbejë të gjithë nxënësve të klasës së nëntë që përgatiten për provimet e lirimit. Në një libër të vetëm nga të gjitha tekstet e matematikës nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, autorja e ka konceptuar në 15 kapituj që synojnë përsëritjen e njohurive bazë të nevojshme për formimin matematikor të nxënësit në fund të klasës së nëntë. Në hyrje të çdo kapitulli janë dhënë përkufizimet dhe bazat kryesore teorike.
Pas kësaj jepen shembuj të zgjidhur qartë nga ana metodike. Në fund të çdo kapitulli ka teste për vetëkontrollimin e dijeve në mënyrë që nxënësi të provojë njohuritë që zotëron për kapitullin. Në fund të librit janë dhënë shtatë teste përmbledhëse për të kontrolluar njohuritë e ciklit 9-vjeçar. Testet përmbledhëse janë të ngjashme me testin e pritshëm të provimit të lirimit për klasën e nëntë. Ato përmbajnë deri në 13 ushtrime me alternativa dhe 12 ushtrime me zhvillim. Këto teste ndihmojnë nxënësin gjatë përgatitjes për provimin e lirimit të klasës së nëntë. Për testet gjatë kapitujve është dhënë në fund të librit çelësi i përgjigjeve të sakta. Për testet e përgjithshme janë dhënë çelësat e përgjigjeve të sakta dhe përgjigjet e ushtrimeve me zhvillim.
Me këtë tekst çdo nxënës do të jetë i sigurt se do të fitojë me sukses provimin e lirimit të klasës së nëntë.

Gjuhë frënge 9 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-23-0
Çmimi: 357 lekë
Numri i faqeve: 62
Përshkrimi

Fletorja e punës përmban shumë ushtrime, të cilat janë në funksion të procesit mësimor dhe i krijojnë mundësi nxënësve të përforcojnë njohuritë e marra në tekst. Në mënyrë të veçantë ato janë në funksion të gramatikës dhe japin mundësi të punojnë me shkrim. Nëpërmjet të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit nxënësi do të përforcojë njohuritë gjuhësore për të komunikuar natyrshëm në gjuhën frënge.