Botimet e Fundit

Kimi Organike. Teste të zgjidhura të maturës shtetërore

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Kimi
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-91-9
Çmimi: 500 lekë
Numri i faqeve: 153
Përshkrimi

Libri kimi organike teste të zgjidhura të maturës shtetërorë është një tekst që ndihmon nxënësit e vitit të katërt të përgatiten për maturën shtetërore në përputhje me programin e MASH. Ky libër është ndërtuar në këtë formë: në fillim autori ka bërë përmbledhje të teorisë dhe pastaj njëri pas tjetrit jane vendosur teste të zgjidhura por edhe të pazgjidhura për të provuar njohuritë tuaja.

 

Kimi Inorganike. Teste të zgjidhura të maturës shtetërore

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Kimi
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-90-2
Çmimi: 500 lekë
Numri i faqeve: 156
Përshkrimi

Libri kimi inorganike teste të zgjidhura të maturës shtetërorë është një tekst që ndihmon nxënësit e vitit të katërt të përgatiten për maturën shtetërore në përputhje me programin e MASH. Ky libër është ndërtuar në këtë formë: në fillim autori ka bërë përmbledhje të teorisë dhe pastaj njëri pas tjetrit janë vendosur teste të zgjidhura por edhe të pazgjidhura për të provuar njohuritë tuaja.

 

Agoj

Lloji: Libër
ISBN: 9789-9956-93-04-6
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 20
Përshkrimi

Ky është një album pianistik i mbështetur mbi këngë popullore nga të gjitha trevat e vendit, i cili shkruhet për fëmijët e shkollave 9-vjeçare. Muzika popullore tradicionale kjo trashëgimi e rrallë shpirtërore, të edukon veshin muzikor me ndjenjën e  bukurisë melodike, pasuritë ritmike si dhe me muzikalitetin e gjuhës së kënduar. Albumi është si një udhëtim tingullor nëpër vendin tonë, duke filluar nga Përmeti, Dropulli, Kolonja, Korça, Vlora, Berati, Elbasani dhe Shkodra për të përfunduar në Kosovë

Gjuhë frënge 4 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-17-9
Çmimi: 496 lekë
Numri i faqeve: 52
Përshkrimi

Ushtrimet janë të larmishme, nxitin mendimin krijues, zhvillojnë imagjinatën dhe shprehitë e të shkruarit. Nëpërmjet ushtrimeve nxënësi arrin të vetëvlerësohet për njohuritë e marra. Mënyra e konceptimit të gramatikës është bashkëkohore duke synuar në aspektet praktike të gjuhës. Mënyra e përvetësimit të nocioneve gramatikore me anë të ushtrimeve i krijon mundësi nxënësit ti zbatojë në mënyrë praktike njohuritë e marra në tekst.

Ezopi

Lloji: Libër
ISBN: 978-99956-93-05-3
Çmimi: 500 lekë
Numri i faqeve: 80
Përshkrimi

“Ezopi në shqip dhe anglisht” është një mundësi më shumë që nëpërmjet fabulave, nxënësit të mësojnë fjalë dhe shprehje të reja në gjuhën angleze, si dhe proverba, të cilat janë përgjithësim i mençurisë njerëzore në shekuj. Libri përmban mjaft ushtrime, të cilat do t'i ndihmojnë nxënësit të ushtrohen në përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të reja si dhe të përforcojnë njohuritë gramatikore të mësuara në programin shkollor.Mesazhi që përcjellin fabulat e Ezopit janë po aq bashkëkohore sa kanë qenë edhe shekuj më parë. Të shprehura në një mënyrë të thjeshtë, ato shërbejnë si kujtesë e vlerave morale më të mira dhe theksojnë rëndësinë që njeriu të sillet mirë dhe të bëjë të mira në këtë jetë.Pra, mbani mend dhe vini në jetë mësimet e Ezopit në fabulat e këtij libri, me qëllim që të bëheni të mirë për veten, familjen tuaj dhe për të gjithë shoqërinë.