Botimet e Fundit

Agoj

Lloji: Libër
ISBN: 9789-9956-93-04-6
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 20
Përshkrimi

Ky është një album pianistik i mbështetur mbi këngë popullore nga të gjitha trevat e vendit, i cili shkruhet për fëmijët e shkollave 9-vjeçare. Muzika popullore tradicionale kjo trashëgimi e rrallë shpirtërore, të edukon veshin muzikor me ndjenjën e  bukurisë melodike, pasuritë ritmike si dhe me muzikalitetin e gjuhës së kënduar. Albumi është si një udhëtim tingullor nëpër vendin tonë, duke filluar nga Përmeti, Dropulli, Kolonja, Korça, Vlora, Berati, Elbasani dhe Shkodra për të përfunduar në Kosovë

Gjuhë frënge 4 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-17-9
Çmimi: 496 lekë
Numri i faqeve: 52
Përshkrimi

Ushtrimet janë të larmishme, nxitin mendimin krijues, zhvillojnë imagjinatën dhe shprehitë e të shkruarit. Nëpërmjet ushtrimeve nxënësi arrin të vetëvlerësohet për njohuritë e marra. Mënyra e konceptimit të gramatikës është bashkëkohore duke synuar në aspektet praktike të gjuhës. Mënyra e përvetësimit të nocioneve gramatikore me anë të ushtrimeve i krijon mundësi nxënësit ti zbatojë në mënyrë praktike njohuritë e marra në tekst.

Ezopi

Lloji: Libër
ISBN: 978-99956-93-05-3
Çmimi: 500 lekë
Numri i faqeve: 80
Përshkrimi

“Ezopi në shqip dhe anglisht” është një mundësi më shumë që nëpërmjet fabulave, nxënësit të mësojnë fjalë dhe shprehje të reja në gjuhën angleze, si dhe proverba, të cilat janë përgjithësim i mençurisë njerëzore në shekuj. Libri përmban mjaft ushtrime, të cilat do t'i ndihmojnë nxënësit të ushtrohen në përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të reja si dhe të përforcojnë njohuritë gramatikore të mësuara në programin shkollor.Mesazhi që përcjellin fabulat e Ezopit janë po aq bashkëkohore sa kanë qenë edhe shekuj më parë. Të shprehura në një mënyrë të thjeshtë, ato shërbejnë si kujtesë e vlerave morale më të mira dhe theksojnë rëndësinë që njeriu të sillet mirë dhe të bëjë të mira në këtë jetë.Pra, mbani mend dhe vini në jetë mësimet e Ezopit në fabulat e këtij libri, me qëllim që të bëheni të mirë për veten, familjen tuaj dhe për të gjithë shoqërinë.

Trashëgimia kulturore evropiane 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-14-5
Çmimi: 279 lekë
Numri i faqeve: 157
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Trashëgimi kulturore evropiane 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky tekst synon të zhvillojë tek nxënësit njohjen dhe aftësimin me: konceptet bazë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore; njohuri mbi Evropën: kushtet natyrore që mundësuan pasurinë e madhe të trashëgimisë natyrore të saj; popullimin e hershëm dhe veprimtarinë intensive jetësore dhe ekonomike të popullsisë në Evropë në tërësi dhe rajonit të Evropës juglindore dhe mesdhetare në veçanti, rolin e tyre në trashëgiminë shumë të pasur kulturore të këtij kontinenti; sitet evropiane më interesante të listës së trashëgimisë evropiane; vlerat dhe kategoritë e kësaj trashëgimie; rrugët e mbrojtjes të kësaj trashëgimie: mbështetjen ligjore dhe institucionale ndërkombëtare (Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor të Parisit, 20 tetor 2005) dhe kombëtare; me identifikimin e vlerave të kategorive të ndryshme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore; mënyrat dhe rrugët e shfrytëzimit të tyre për qëllime studimore, formuese qytetare e edukuese dhe turistike të trashëgimisë natyrore e kulturore.

Etika e të ushqyerit 11 | ZL

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-07-7
Çmimi: 160 lekë
Numri i faqeve: 78
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Etika e të ushqyerit 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Nëpërmjet këtij teksti nxënësi do të jetë i aftë: të dallojë evolucionin e konsumit të ushqimit; të vlerësojë ndikimin e faktorëve të ndryshëm në sjelljen ndaj ushqimit; të dallojë ndikimin e globalizimit në sjelljen ndaj ushqimit; të shpjegojë kuptimin për sigurinë ushqimore; të dallojë mënyrat e klasifikimit të ushqimeve sipas kodit dhe kategorive evropiane; të dallojë kuptimin për cilësinë ushqimore; të tregojë kuptimin për kodin e vijëzuar në etiketat e ushqimeve; të zbatojë rregullat e etikës në tavolinë; të përshtasë ushqimin me pijet në një menu sipas rregullit; të zbatojë rregullat e etikës në pritje, bankete, bufe etj.; të përgatisë pije të thjeshta mikse në bar për raste të ndryshme.