Zbavitu me lojëra logjike

 

•Aktivitetet në këtë libër zhvillojnë aftësitë themelore të fëmijëve që të jenë në gjendje t’u përgjigjeni pyetjeve për lojërat logjike. Shpesh herë aktivitet kërkojnë të shihni me kujdes format, kodet dhe të kuptoni logjikën.

•Përgjigjet për çdo pyetje gjenden në fund të librit.

•Çdo dy faqe gjendet e njëjta tematikë, p.sh. sportet, kopshti etj.

•Çdo faqe përmban dy aktivitete të ndryshme.

 

Duke  u praktikuar në shtëpi fëmijës i forcohet vetëbesimi. “Zbavitu me lojëra logjike” është shkruar nga mësues dhe aktivitetet hap pas hapi ndihmojnë për të kuptuar më mirë mësimet e marra në shkollë. Udhëzimet e qarta për aktivitetet e shumta në këtë libër i mundësojnë fëmijës tuaj të përmirësojë aftësitë e veta në mënyrë të pavarur.

 

 

Zbavitu me matematikë

 

Fëmija juaj studion matematikë çdo ditë në shkollë. Duke punuar me aktivitetet e këtij libri, fëmija ndihmohet gjatë viteve të cilit fillor.

Këto aktivitete:

Do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të arrijë të gjitha objektivat mësimore për moshën 7-9 vjeç.

Do ta bëjnë zbavitës mësimin e matematikës.

• Çdo faqe ka të bëjë me një aktivitet të vetëm dhe është e ndarë në tre hapa:

Kujto (kujtim i njohurive të mëparshme)

Mëso (mësimi i një koncepti të veçantë)

Provo (zbatim praktik).

Këto rubrika e ndihmojnë fëmijën tuaj të përparojë me hapa të sigurt në çdo temë mësimore.

 

Duke  u praktikuar në shtëpi fëmijës i forcohet vetëbesimi. “Zbavitu me matematikë” është shkruar nga mësues dhe aktivitetet hap pas hapi ndihmojnë për të kuptuar më mirë mësimet e marra në shkollë. Udhëzimet e qarta për aktivitetet e shumta në këtë libër i mundësojnë fëmijës tuaj të përmirësojë aftësitë e veta në mënyrë të pavarur.